• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ristani: ‘Arma’ e Strazimirit – një lojë për të spostuar vëmendjen nga kauzat e PD

13:38 : 29/03/2016
në AKTUALITET, POLITIKE
Deputeti i PD, Arben Ristani, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me demonstraten e 21 janarit 2011.	/r/n/r/nLawmaker, Arben Ristani, during a parliamentary session.

Deputeti i PD, Arben Ristani, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me demonstraten e 21 janarit 2011. /r/n/r/nLawmaker, Arben Ristani, during a parliamentary session.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka deklaruar sot se “kauza jonë nuk është vetëm për Liqenin. Kauza jonë është në tërësi për paligjshmërinë që ka zënë këtë vend” dhe çështja e pistoletës së deputetit Gent Strazimiri është vetëm një lojë e qeverisë për të spostuar vëmendjen prej këtyre betejave.

Pasi depozitoi kallëzimin penal ndaj kryeinspektorit të Bashkisë së Tiranëss dhe Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë për shpërdorim detyre gjatë protestës qytetare për Parkun e Liqenit, Ristani tha se “Ndalimi dhe arrestimi i protestuesve paqësorë të PD, për më tepër me dhunë, me maska sikurse dhe i patë nga pamjet, është e gjitha në kundërshtim me ligjin, në tubime të tilla policia nuk shkon me armë pa numra identifikimi…

Përsa i përket deputetit Strazimiri, unë jua thash dhe herë tjetër, – theksoi deputeti, – është një lojë që zhvillohet për të të tërhequr vëmendjen nga gjërat kryesore, nga beteja kryesore që ne kemi me paligjshmërinë që ka kapur këtë klasë politike në mazhorancë, e cila ka mbushur jo vetëm parlamentin me kriminelë jo vetëm adminsitartën publike me kriminelë, por deputetët e tyre vrasin publikisht qëllojnë me armë duke lënduar njerëz të pafajshëm. Pra e gjithë kjo bëhet për të shpërqëndruar vëmendjen. Ai nuk ka pasur armë dhe nuk kishte pse të kishte armë.”

PRONONCIMI I PLOTE

Ristani: Partia Demokratike paraqiti sot në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kryeinspektorit të policisë bashkiake dhe drejtuesit të qarkut të policisë të Tiranës për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprës penale të pengimit me dhunë të të drejtës së dhe lirive për tubime dhe manifestime. Të dy këto vepra penale janë konsumuar nga këta dy njerëz dhe nga të të urdhëruarit prej tyre dje gjatë protestës së PD tek Parku i liqenit. Ne shprehim dhe një herë para publikut konsideratën tonë përpjekjen tonë për të respektuar shtetin ligjor, atë pak gjë që ka ngelur nga shteti ligjor sepse pjesa tjetër po përdhoset çdo ditë nga kjo oligarki e dhunshme në pushtet. Ajo që unë dua të përcjell dhe një herë është se dhuna nuk të çon askund, dhuna nuk ka cuar askund edhe burra më të mirë dhe në shtete të tjera në botës, përkundrazi i ka njollosur me damkën e antikombëtarizmit dhe antivlerave.

Lexo edhe:

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

Pyetje: Prokuroria dihet që ka më shumë se tri muaj çështjen e protestës të 8 Dhjetorit lidhur me gjobën e falsifikuar, çfarë besimi keni?

Ristani: Në vazhdojmë të kemi besimin tonë dhe konsideratën tonë për atë pjesë që ka ngelur të shtetit ligjor. Besojmë që në ndërgjegjen e njerëzve të ligjit duhet të ketë ngelur detyrimi i tyre ndaj këtij vendi për të zbatuar ligjin. Ne besojmë tek njerëzit e përgjegjshëm, që me siguri kanë ngelur në këto institucione, vazhdojnë të punojnë në këto institucione dhe nuk i binden urdhërit të oligarkëve.

Pyetje: Si do ta komentoni arrestimin e 13 personave dhe cfarë qëndrimi keni për pretendimin e policisë se deputeti Gent Starzimiri kishte armë dje në protestë?

Ristani: Ndalimi dhe arrestimi i protestuesve paqësorë të PD, për më tepër me dhunë, me maska sikurse dhe i patë nga pamjet, është e gjitha në kundërshtim me ligjin, në tubime të tilla policia nuk shkon me armë pa numra identifikimi. Për më tepër, policia bashkiake nuk është e detyruar nga ligji dhe nuk ka tagrin ligjor të merret me tubimet që zhvillohen. Përsa i përket deputetit Strazimiri unë jua thash dhe herë tjetër, është një lojë që zhvillohet për të të tërhequr vëmendjen nga gjërat kryesore, nga beteja kryesore që ne kemi me paligjshmërinë që ka kapur këtë klasë politike në mazhorancë, e cila ka mbushur jo vetëm parlamentin me kriminelë jo vetëm adminsitartën publike me kriminelë, por deputetët e tyre vrasin publikisht qëllojnë me armë duke lënduar njerëz të pafajshëm. Pra e gjithë kjo bëhet për të shpërqëndruar vëmendjen. Ai nuk ka pasur armë dhe nuk kishte pse të kishte armë.

Pyetje: Keni bërë kallzim ndaj punimeve tek Parku i liqenit. Keni besim tek prokuria duke qenë se nuk ka asnjë të re nga hetimet?

Ivi kaso: Mbetet të përsëris vetëm se besimi i PD është se në këto institucione kanë mbetur njerëz profesionistë dhe të përgjegjshëm.

Ristani: Kauza jonë nuk është vetëm për Liqenin. Kauza jonë është në tërësi për paligjshmërinë që ka zënë këtë vend. Kauza jonë është kudo për shtetin ligjor që nuk funksionon, për betonizimin e parkut Rinia, për betonizimin e Sheshit Skënderbej. Kauza jonë është për vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohen. Kauza jonë është për dekriminalizimin, për reformën në drejtësi. Kauza jonë është për çdo gjë që ka të bëjë me shtetin ligjor.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

13:25 : 13/06/2025
Lajmet e Dites

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

13:14 : 13/06/2025
BOTA

Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

12:58 : 13/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr dokumentin: Famozja Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit

12:47 : 13/06/2025
AKTUALITET

Akuza e Berishës: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, u gradua zv.drejtor policie në Elbasan

12:44 : 13/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

12:36 : 13/06/2025
Para

Gremina e eksporteve, INSTAT: Në shkurt u ulën për të 9-in muaj më radhë

TË GJITHA

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

13:25 : 13/06/2025

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

13:14 : 13/06/2025

Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

12:58 : 13/06/2025

Berisha nxjerr dokumentin: Famozja Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit

12:47 : 13/06/2025

Akuza e Berishës: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, u gradua zv.drejtor policie në Elbasan

12:44 : 13/06/2025

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

12:36 : 13/06/2025

Meta kërkon lirinë! Avokati depoziton kërkesën për zëvendësimin e masës në GJKKO

12:36 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com