• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Në Shqipëri rrezikohet viti akademik

21:38 : 14/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Sindikatat dhe profesorët e universiteteve publike të Shqipërisë zhvilluan sot një tjetër tubim proteste në sheshin Nënë Tereza të Tiranës, duke kërkuar rritje 50 për qind të pagave dhe të fondeve për kërkimet shkencor.

Ata bënë të ditur se nuk do të nisin vitin akademik të hënën, nëse qeveria nuk plotëson 9 kërkesat e peticionit të tyre. Qeveria rriti me 7 për qind pagën e pedagogëve, si dhe lejoi që me 8 për qind të tjera, universitetet të mund t’i rritin pagat nga të ardhurat e tyre.

Sindikatat dhe pedagogët e universiteteve publike të Tiranës dhe qytete të tjera protestuan sot për mosplotësimin nga qeveria të kërkesave ekonomike.

Ata kërkojnë rritje 50 për qind të pagave bazë sipas titujve shkencorë në dy faza, vlerësime për vjetërsinë në punë mbi 15 vjet dhe për orët e mbingarkesës shtesë në mësimdhënie, rritje të financimit për kërkimin shkencor, rivlerësim të orës mësimore leksion e seminar, rishikim të tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës shtesë, si dhe transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.

Pedagogët organizatorë të protestës njoftuan se nëse qeveria nuk reagon deri të hënën, ashtu si për javë e muaj më radhë, ata nuk do të nisin vitin e ri akademik.
‘Ditën e hënë, nga ora 8 deri në 10, do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj nëpër fakultete në gjithë universitetet e vendit. Pas orës 10, sindikatat do t’u shpjegojnë studentëve pse lëvizja jonë është lëvizja e tyre. Besojmë se do të gjejmë mirëkuptimin e tyre, prindërve të tyre dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm’, thotë profesori Aleksandër Kovaçi.

Lexo edhe:

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Arrestohen 97 studentë në Stamboll pas protestës në universitet

Protestuesit i kanë dërguar qeverisë një peticion me 9 kërkesa një muaj më parë, të nënshkruar nga mbi 85 për qind e pedagogëve në Tiranë e rrethe.

Ata thonë se ato janë të njëjtat kërkesa që qeveria socialiste i ka mbi tryezë qysh nga viti 2019, dhe nuk i plotëson, ndërsa gjendja e tyre sa vjen e rëndohet, aq sa aktualisht ata paguhen vetëm 5 euro për një orë leksioni dhe pagat e tyre dhe fondet për kërkim shkencor janë shumë më të ulëta në krahasim me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut dhe pakrahasimisht të ulëta me vendet e Bashkimit Europian.

‘Kjo është një protestë për të kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur të pedagogëve në vite. Unë i kam hyrë kësaj karriere qysh në moshën 22 vjeçare dhe nëpër vite asnjëherë nuk jam ndjerë e vlerësuar as financiarisht as profesionalisht për trajtimin që na është bërë nga qeveritë e të gjithë ngjyrave. Kriza ka ndikuar, por nuk është vetëm problemi i krizës. Mendoj se mungon vizioni për arsimin e lartë në Shqipëri për vite me radhë në Shqipëri, dhe kjo mungesë ka sjellë këtë precipitim, kur arrin elita intelektuale të dalë në rrugë. Kjo është një fatkeqësi për një komb dhe për një shoqëri të civilizuar’, thotë pedagoge Albana Deda.

Në tubim folën pedagogë të rinj e të vjetër, nga universitetet e Tiranës dhe të qyteteve të tjerë si dhe disa studentë, të cilët përshkruan mungesat e shumta dhe gjendjen e vështirë, ku sipas tyre, gjenden aktualisht qarqet akademike të vendit.

Ata theksuan se kërkesat e tyre janë minimale për të kthyer dinjitetin e profesoratit dhe universiteteve, ku fondet e kërkimit shkencor janë minimale dhe pagat bazë janë në kufijtë e mbijetesës.

‘E keqja e sfidon mendimin dhe nuk ka mendim pa arsimim. Këtë duhet ta kuptojë qeveria dhe gjithë Shqipëria. Do të qëndrojmë fort me kërkesat tona, që tashmë po u bashkohen dhe mbështeten edhe nga studentët dhe opinioni publik. Kjo nuk është vetëm protesta jonë, por është protest e gjithë shoqërisë shqiptare për ditë më të mira për arsimin dhe për dinjitetin e mësuesit’, thotë pedagogu Ardian Isufi.

Qeveria nxiti universitetet që, falë autonomisë së tyre, të shtojnë të ardhurat dhe fondet e tyre përmes projekteve dhe aplikimeve ndërkombëtare, duke përfituar më shumë para përmes punës së tyre konkrete shkencore.

Qeveria miratoi javën e kaluar një rritje prej 7 për qind të pagave në universitete dhe u krijoi mundësinë ligjore për një rritje të mëtejshme prej 8 për qind nga të ardhurat e tyre.

Por pedagogët e quajtën të pamjaftueshme, dhe pohuan se rritjen e pagave bazë e kërkojnë nga qeveria në përputhje me titujt shkencorë dhe vjetërsinë në punë, por nuk mund ta bëjnë këtë rritje pagash me paratë e studentëve, të cilat u duhen kthyer atyre si shërbime universitare./VOA

Etiketa: mesimisindikatastudentet

Lajme të lidhura

RAJONI

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025
BOTA

Arrestohen 97 studentë në Stamboll pas protestës në universitet

19:39 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025
RAJONI

Vuçiç kërcënon studentët: Kur mos ta tolerojmë më dhunën, do jetë fundi

22:06 : 28/04/2025
AKTUALITET

Konviktet e Universitetit Bujqësor pa ngrohje e ujë të ngrohtë, studentët: Lahemi në godinë tjetër!

21:11 : 08/04/2025
BOTA

Studentë protestues në Serbi nisen me biçikleta drejt Strazburgut

12:54 : 04/04/2025
Para

Nëse Kosova kushtëzohet me sistemin ETIAS, vizat nuk liberalizohen

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com