Organizata Politike ka ndërmarrë një nismë, për mbledhjen e firmave, që Shqipëria të përcaktojë minimumin jetik, pra sa para i duhen një personi për të mbijetuar.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Qori tha se minimumi jetik është shkurt, sasia e parave që i duhet një njeriu “për të mos jetuar qençe”!
Arlind Qori: Minimumi jetik është shuma e të ardhurave që i duhen njeriut për të mos jetuar qençe. Ësht shuma që i duhet një njeriu për të përmbushur shpenzimet bazë. Në Shqipëri nuk është i përcaktuar. Minimumi jetik, nëse marrim kuptimin e ngushtë, është sa duhet për të mos jetuar qençe.
Edhe pensioni, ndihma ekonomike, të gjitha këto nuk përcaktohen në bazë të të ardhurave që i duhet një njeriu të jetojë. Të ardhurat sociale që u jep shteti qytetarëve, nuk kanë të bëjnë me nevojat e tyre. Ne duam që këto nevoja të llogariten dhe pastaj shteti të kujdeset që cdo qytetar të ketë një jetë të dinjitetshme.
Ne na duhen 20 mijë firma. Kemi mbledhur rreth 3 mijë firma. Kur dal në terren, njerëzit janë shumë të interesuar. Por intersat e tyre nuk përfaqësohen as politikisht dhe as mediatikisht.
Sot ka vdekur në punë një minator në Klos. Deputetja e Bulqizës ishte këtu nuk tha gjë…
Ylli Rakipi: Ku do ti gjejë paratë kjo qeveri?
Arlind Qori: Një studim i Avokatit të Popullit e ka nxjerrë rreth 180 mijë lek të vjetra për person. Me inflacionin mund të shkojë 200 mijë lek të vjetra. Për një familje ma 4 anëtarë do duhet të ishte rreth 400 mijë lek të vjetra. Kostoja, kjo është e vështirë të llogaritet. Ne po e llogarisim. Duhet të dimë numrin e pensionistëve, etj. Gati 60% e pensionistëve marrin pension nën minimumin. E para gjë që duhet të bëjmë është ta përcaktojmë dhe pastaj duhet të shtrojmë pyetjen se ku do të gjenden paratë.














