Marsel Buçit i është shkrumbuar automjeti gjatë mesnatës në Bilisht.
Ky shtetas është punonjës i karburantit që u akuzua më herët nga 27-vjeçarja Deizi Arapi, si autori i djegies së mjetit të saj më 25 shtator të këtij viti. Por i ati i Marsel Buçit, Urim Buçi ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj “gangsteres” së Bilishtit, Deizi Arapit e cila sipas tij është autore e kësaj ngjarjes që dyshohet se ka ardhur si hakmarrje.
Vetëm pak orë pas ngjarjes, Urim Buçi thotë se Deizi Arapi ia ka akuzuar djalin për shkrumbimin e makinës së saj dhe se e ka sharë e ofenduar. Sipas Buçit, kjo gjë ka ndodhur dy ditë pas djegies së makinës së Arapit.
“Në 2 të natës u dëgjua një zhurmë dhe gruaja më tha ngrihu se i kanë vënë zjarrin makinë së djalit. U zgjuam dhe pamë që makina kishte marrë flakë e gjitha. Lajmërova policinë dhe erdhën në vendngjarje na morën në pyetje, ku dyshoni etj. Unë dyshimin e kam para një muaj, akuzoi djalin që ishte i futur nga dikush. Pas verifikimeve doli që im bir nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas dy ditësh, i del prapë përpara me makinë djalit dhe filloi ta ofendojë. Qëndroi djali dhe i tha: Si e ke punën moj çupë e mbarë? S’vajti 2 minuta, mori policinë në telefon dhe u tha filani me shau. Filloi sërish të sajonte gjëra, mori në telefon shefi komisariatit dhe i tha mos u merr me të. Mua më duket se kjo është ngjarje e qëllimshme. Unë kërkoj drejtësi nga shteti.
Unë dyshoj te ajo vajza që ja dogjën makinën brenda një muaji. Te ajo i kam dyshimet. Normale nuk e di nga janë fryrë këto, nëse do kishte djali im dorë do i kisha folur. Unë punoj me djersë, kam punuar për atë makinë, ato i ndërrojnë brenda muajit. Unë s’jam si ato, ku i gjejnë lekët, 6 mln pa punuar asnjeri? Kaq kisha. Nga shteti dua drejtësi”, tha Urim Buçi.
Automjeti i llojit “Volksëagen” në pronësi të Marsel Buçit është shkrumbuar teksa ishte parkuar para shtëpisë së tij, rreth orës 02:30. Ende nuk dihet se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje, por hetuesit janë të bindur që zjarri ka qenë i qëllimshëm. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për asnjërën nga mjetet e djegura.