• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përpjekjet për rimëkëmbje në Izium pas çlirimit nga pushtimi 6 mujor rus

19:31 : 30/09/2022
në BOTA
KHARKIV, UKRAINE - MARCH 14: A view of destruction in the city of Kharkiv after Russian attacks on Ukraine on March 14, 2022 (Photo by Wolfgang Schwan/Anadolu Agency via Getty Images)

KHARKIV, UKRAINE - MARCH 14: A view of destruction in the city of Kharkiv after Russian attacks on Ukraine on March 14, 2022 (Photo by Wolfgang Schwan/Anadolu Agency via Getty Images)

Banorët e qytetit ukrainas të Iziumit thonë se janë të vendosur të rindërtojnë jetën e tyre pas çlirimit nga pushtimi gjashtë mujor rus. Zyrtarët ukrainas thonë se 90 për qind e qytetit është shkatërruar nga rreth 500 sulme ajrore.

Muajt e pushtimit rus kanë lënë pasoja të rënda për qytetin ukrainas të Iziumit, i cili ndodhet në rajonin e Kharkivit.

Pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar. Ende mund të shihen shenjat e vdekjes, torturës dhe pikëllimit. Banorët e traumatizuar thonë se nuk mund ta besojnë se tmerri ka mbaruar.

Forcat ukrainase e çliruan qytetin më 10 shtator. Hetuesit thonë se gjetën varre masive dhe dhoma që janë përdorur për të torturuar njerëzit.

Popullsia e Iziumit ka rënë nga 50,000 para pushtimit rus në rreth 10,000 banorë, thonë zyrtarët.

Lexo edhe:

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

Konflikti si gjendje e përhershme

Andrii është ndër ata që qëndruan në qytet. Ai strehoi mbi 60 persona në bodrumin e vendit të tij të punës. Andrii thotë se e njëjta ndërtesë e trashëgimisë kulturore, e ndërtuar në vitin 1840, shërbeu si strehë për banorët e Iziumit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ka patur bombardime të tmerrshme këtu. Mund ta shihni edhe vetë. Ne mezi mbijetuam. Ishte një gjendje e tmerrshme, shumë e frikshme dhe e rrezikshme”, thotë ai.

Andrii thotë se ushtarët rusë e zhveshën në oborrin e ndërtesës për ta kontrolluar për tatuazhe me simbole kombëtare ukrainase. Disa nga gratë e strehuara u arrestuan, sepse i quanin ushtarët rusë “orсs” në mesazhet që u dërgonin miqve të tyre, një referencë për luftëtarët monstruozë të përshkruar në romanet “Lord of the Rings” të autorit anglez J. R. R. Tolkien.

Më pas, në shtator, u shfaqën ushtarë të veshur me uniforma të ushtrisë ukrainase.

“Pas këtyre gjashtë muajve që ishim këtu nën pushtimin rus, ishte një ndjenjë e mirë të shihnim një uniformë të tillë ushtarake. Këta janë ushtarët tanë. U emocionova, isha i lumtur dhe mu mbushën sytë me lotë”, thotë ai.

Do të duhet shumë kohë për rimëkëmbjen e qytetit.

Sipas zyrtarëve ukrainas, Iziumi ishte nën pushtimin rus për gati gjashtë muaj. Që nga sulmi rus ndaj Ukrainës, qyteti ishte në shënjestër të pothuajse 500 sulmeve ajrore. Ai u sulmua nga ajri më shumë se çdo qytet tjetër në Ukrainë. 90 për qind e qytetit është shkatërruar. Autoritetet lokale thonë se mbi 1000 civilë mund të jenë vrarë. Banorët e qytetit ende nuk janë rimëkëmbur nga i gjithë tmerri që kanë përjetuar gjatë këtyre gjashtë muajve të pushtimit rus, por ata janë të vendosur t’i kthehen jetës normale në shtëpinë e tyre./voa/

Etiketa: iziumrimekembjeUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

19:16 : 29/07/2025
AKTUALITET

Konflikti si gjendje e përhershme

08:42 : 28/07/2025
BOTA

Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë

15:23 : 27/07/2025
BOTA

SHBA-ja miraton shitjen potenciale të armëve në Ukrainë në vlera milionëshe

08:16 : 24/07/2025
BOTA

Rusia kryen sulm ajror masiv kundër Ukrainës

13:32 : 21/07/2025
BOTA

DW: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

22:18 : 17/07/2025
Para

Trajneri i Chelsea-t konfirmon mungesën e tre lojtarëve

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 30/07/2025

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

22:52 : 30/07/2025

Ul kolesterolin, pastron gjakun dhe mbron mëlçinë, zbuloni vlerat ushqyese të manaferrës

22:52 : 30/07/2025

PSG-Tottenham/ Portugezi Joao Pinheiro do të gjykojë finalen Superkupës së Europës

22:41 : 30/07/2025

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

22:36 : 30/07/2025

Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë

22:31 : 30/07/2025

Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet

22:19 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com