• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parku fotovoltaik i Karavastasë, Voltalia i kërkon BERZH 28 milionë euro kredi

11:20 : 29/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Kompania Voltalia e cila ka fituar përmes ankandeve të drejtën për projektet e parqeve fotovoltaikë në Karavasta dhe Spitallë ka kërkuar mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një financim 28 milionë euro.

Konkretisht kjo mbështetje është kërkuar për projektin e Karavastasë që tashmë ka disa muaj që ka nisur zbatimin. Kostoja totale e projektit llogaritet në 125 milionë euro dhe Voltalia ka kërkuar që BERZH të ndihmojë në financimin e 28 milionë eurove.

Mbështetja e BERZH në këtë projekt nuk duket edhe aq e habitshme po të kemi parasysh që ishte vetë banka që ka asistuar qeverinë shqiptare përgjatë gjithë fazave të ankandeve të zhvilluara për kapacitetet e energjisë diellore ku në të dyja rastet fituese ishte Votalia.

Në përshkrimin e projektit BERZH nënvizon se kërkesa ka të bëjë me dhënien e një kredie afatgjatë për financimin e ndërtimit dhe funksionimit të centralit diellor të Karavastasë një impiant me fuqi të instaluar prej 140 MWp që ndodhet në bashkinë e Fierit.

Lexo edhe:

Financimi i partive/ Berisha: PD-së iu dhanë 700 herë më pak para në zgjedhje! PS ‘mbushi’ xhepat

Sistemi i financimit të fushatave zgjedhore minon pluralizmin politik në Shqipëri

“Projekti është rezultat i një tenderi konkurrues ndërkombëtar të mbështetur nga Banka dhe do të zbatohet nga Karavasta Solar, 100% në pronësi të Voltalia SA, një kompani ndërkombëtare e energjisë së rinovueshme e listuar në Euronext Paris” thuhet në dokument.

Projekti për Karavastanë dhe Spitallën

Kompania Voltalia në korrik të këtij viti mbajti ceremoninë për nisjen e punimeve në parkun fotovoltaik të Karavastasë.

Projekti 140 megavat ju dha Voltalia-s me vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë më date 21 janar 2020, sipas një procedurave dhe procesit konkurrues të tenderit të hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH. Sipas termave të tenderit, Parku i Karavastasë do t’i shesë operatorit publik shqiptar 50% të energjisë elektrike nëpërmjet një kontrate shitjeje 15-vjeçare, ndërsa pjesa tjetër do t’i shiten me kontrata afatgjata operatorëve privatë. Impianti pritet të vihet në punë në gjysmën e dytë të vitit 2023. Impianti i ri i Energjisë do të mbulojë konsumin vjetor të energjisë elektrike të rreth 220 mijë banorëve, dyfishi i konsumit të qyteteve shqiptare si për shembull Vlora apo Kamza.

Në mars të vitit të shkuar Voltalia fitoi një tjetër garë për projektin që do të zbatohet në Spitallë me një çmim 29.89 euro/MWh.

Sipërfaqja ku do të ndërtohet parku fotovoltaik i Spitallës është 120.85 hektarë. Rrezatimi diellor maksimal horizontal në këtë zonë varion nga 3.2 – 4.8 kWh/m². Parku Fotovoltaik i Spitallës do të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 MWp nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nëpërmjet një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar dhe 30 MW do të tregtohen në treg të lirë.

Pak ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se pritet që së shpejti të nisë edhe ndërtimi në parkun e Spitallës duke qenë se aktualisht janë duke u përfunduar procedurat e fundit burokratike të dokumentacionit.

/Monitor 

Etiketa: berzhfinancimKompania VoltaliaParku fotovoltaik i Karavastasë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Financimi i partive/ Berisha: PD-së iu dhanë 700 herë më pak para në zgjedhje! PS ‘mbushi’ xhepat

10:20 : 29/05/2026
AKTUALITET

Sistemi i financimit të fushatave zgjedhore minon pluralizmin politik në Shqipëri

09:30 : 25/03/2026
AKTUALITET

Raporti i BERZH: Shqipëria po humb “trurin”, një e katërta e të arsimuarve janë larguar

14:57 : 27/01/2026
AKTUALITET

BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit

09:07 : 07/12/2025
AKTUALITET

Financat, “thembra e Akilit” për partitë politike! Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën

08:13 : 25/11/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
Para

Fëmijët në protestë për mbylljen e kopshtit, Vasili-Ramës: Kryeministër kriminel

TË GJITHA

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom