Të tjera detaje nga dosja për 18 punonjësit dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit, të cilët u lanë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pas shkeljeve të konstatuara. Një prej tyre janë edhe falsifikimet në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve. Në listën e dosjes gjenden dhe emrat e 19 të dënuarve që përfituan ulje të dënimit me raportime fiktive. Mes tyre përmendet emri i Viktor Ymerajt.
“I dënuari Viktor Shefqet Ymeraj , në rubrikën me amnisti është pasqyruar se ka përfituar 1 vit ulje dënimi në bazë të ligjit nr.22/2014 e cila është nënshkruar vetëm më firmë dhe nuk ka asnjë akt të administruar në dosjen penale të këtij të dënuari. Kjo amnisti është njohur nga ana IEVP Fier në kundërshtim me kriteret ligjore pasi në kohën që është dhënë, ky i dënuar nuk ka qenë në Republikën e Shqipërise. Gjithashtu në kohën që është zbatuar ligji nr. 22/2014 për amnistinë, IEVP Fier nuk ka ekzistuar si institucion, pasi IEVP Fier është hapur për herë të parë në vitin 2015, mbetet e paqartë se me cfar akti është njohur amnistia këtij të dënuari rreth 2 vite më vonë (arrestuar me datë 24.04.2016). Përsa më sipër nga ana jonë, u këqyr dhe u morë në cilësinë e provës materiale, fotokopje e dosjes penale e njësuar me origjinalin, për të dënuarin Viktor Ymeraj. Në kartelën personale të dënuarit Viktor Ymeri në rubrikën përfitimet me dekret, amnisti, ulje dënimi dhe punë, me amnisti është e shënuar, nr ligji 22/2014, data e dekretit 10.03.2014, sasia e falur 1 (një) vit dhe ka një nënshkrim, rubrika firma e titullarit është e pa nënshkruar. Referuar kartelës personale të të dënuarit, ku vihet se nënshkrimi në rubrikën është i ngjashëm me nënshkrimin e përgjegjësit të sektorit ligjorë Ervis Alliaj dyshohet se ka falsifikuar kartelën personale të të dënuarit duke shkruajtur një vit të falur me amnisti,”- shkruhet ndër të tjera në dosje.
Viktor Ymeraj, i njohur me nofkën “Tori i Xhihanes”, është dënuar për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, në qershor të vitit 1999.
Lista e dënuarve që kanë përfituar:
1. Albin Jakë Mexhaj, ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
2. Bebeto Kapo Basha ishte dënuar 4 herë me 14 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
3. Gent Kapo Tota ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
4. Andrea Xhelal Boci i dënuar me masën disiplinore “Këshillim individual” por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
5. Fatjon Kujtim Karafili i dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
6. Arben Zeqiraj , i dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
7. Muhamed Abaz Sallahi ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
8. Falsifikim dokumenti në rastin kur i dënuari Maksim Sota kërkoi ulje të dënimit
9. Sokol Çuman Burhamaj (Lamaj) ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
10. Armand Memisha Hoda , ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
11. dënuarit Kaman Rexhep Lumani ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
12. Anastasios Joannis Exadaktylos ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
13. Pjetro Maria Agim Meçaj ishte dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
14. Alban Elmaz Çoku u dënuar me 10 ditë izlo dhe “Këshillim individual”, janë fshehur në raportin për vlerësimin e sjelljes
15. Gazmend Bajram Allkaj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
16. Viktor Shefqet Ymeraj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
17. Halil Luan Shyti ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
18. Hekuran Muçaj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes
18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.
Shkjeljet e gjetura:
-19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;
-6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;
-28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier:
-1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.