Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e sotme.
Tashmë janë bërë publike dhe fotot e para të çiftit në ditën e tyre të dasmës. Armina është veshur me një fustan elegant dhe vellon që shkon deri në fund të këmbëve, ndërsa në dorë mban një buqetë me lule.
Fustani që shihet në foto ëhstë vetëm i pari i Arminës për këtë mbrëmje, pasi më vonë do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.
Në dasmën e çiftit do të këndojnë Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Vitore Matoshi dhe një surprizë që ende nuk dihet, ndërsa janë rreth 300 të ftuar.