Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit ka miratuar ngritjen e një platforme telefonike 24-orëshe.
Të gjithë qytetarët mund të telefonojnë në 069 413 7777, për raportimin e rasteve të shit-blerjes së votës.
Po ashtu në këtë numër mund të denoncohet përfshirja e punonjësve të Policisë në mbështetje të subjekteve elektorale dhe për të gjithë krimet e tjera elektorale.