• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

E jona “Republikë e Re”!

16:55 : 11/06/2017
në OP-ED

Nga Gentian Kaprata

Në protestën e 13 majit shkova me kënaqësi. Njerëz të rëndësishëm të PDs më kishin njoftuar se z. Basha do shpaloste tezat e tij për ‘Republikën e Re’, dhe unë si i apasionuar pas kësaj teme, nuk kisha sesi t’ja mohoja vetes këtë kënaqësi. Fatkeqësisht, ajo që dëgjova: ‘Republika re do t’i kthejë klasës së mesme me taksën 9%, dinjitetin … nga mosha 5 deri 18 vjeç do të ketë ushqim falas në shkolla … pensionin 250 mijë lekë në muaj … stazhet e punës për studentët prej 200 mijë lekësh në muaj … do injektoj 1 miliardë euro në ekonomi … do të paguajë faturat e energjisë deri në 300 kilovat dhe faturat e ujit për konsum familjar … subvencione 100 milionë euro për bujqësinë …pronat do të kompensohen me çmimin evropian’, ishte zhgënjyese! Një kaskadë premtimesh populiste, që në rastin më të mirë mund të sigurojnë një rotacion politik, por nuk mund të prodhojnë një ‘Republikë të Re’! Ajo duhet të ndërtohet ‘nga qytetarët dhe për qytetarët’ prandaj nisur nga ky shkrim modest opinioni le ta modelojmë vet dhe për veten tonë!

–         ‘Republika e Re’ duhet të rikonceptojë marrdhënien qytetar-qeverisje!

Shoqëria shqiptare pas 27 vjetë ecejakesh me shumë kthesa, në atë që e quajmë tranzicion, ka nevojë për një qasje tjetër ndaj organizimit të saj politik e institucional. Për një qasje shumë më të thjeshtë, më të qartë dhe më racionale në marrdhënien individ – shoqëri – shtet. Sot midis qytetarëve dhe qeverisjeve ka një hendek shumë të gjerë e të thellë, që duhet mbushur me shpejtësi dhe pa keqkuptime të reja. Kjo, së pari, nënkupton një përcaktim të ri se cfarë shoqëria i ngarkon qeverisjeve, si fushë të veprimtarisë së tyre. Kështu ndodh në demokraci ku janë qytetarët që ndërtojnë qeverisje dhe jo qeverisjet që edukojnë ata. Sepse, duket se qeverisjet tona nuk i njohin kufizimet tyre. Mjafton të fitojnë zgjedhjet dhe vetngarkohen me pushtete e funksione gjithfarësoj, ndërsa nuk kryejnë as ato më baziket. Më tej, këto funksione qeverisëse ndahen propocionalisht midis dy a tre niveleve qeverisëse (kombëtare dhe vendore), në mënyrë të tillë që ushtrimi i tyre të mos prodhojë keqqeverisje për qytetarët apo konflikt juridiksioni.

–         ‘Republika e Re’ duhet të rikonceptojë marrdhënienqytetar-politikë!

Lexo edhe:

Shpërthen kamioni me 50 mijë litra benzinë në Meksikë, 3 të vdekur dhe 70 të plagosur

BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin: Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur botën

Në këtë tranzicionin tonë të gjatë, duket se kemi toleruar edhe një keqkuptim të madh: atë të unifikimit të politikës me partinë. Si rrjellim logjik, cdo gjë politike duhet të vij nga partitë duke përjashtuar intelektualët dhe platformat e tyre nga kontributi në politikë! Për më tepër, vet partitë nuk garojnë mbështetur në qasje programore konkuruese, dhe kjo e bën të pa nevojshëm përthithjen e këtyre platfomave në diskursin e tyre politik dhe mbartësve të këtyre platformave në strukturat partiake. Janë këto dy arsye që drejtojnë në formësimin e partive si bashkësi njerëzish besnik ndaj kryetarit, i cili mban edhe monopolin e promovimeve e karrierave politike. Është kjo mishelë që prodhon cdo 8 vjet ciklin vetpërsëritës: zhgënjim nga realiteti qeverisës; rotacion me votë kundër tij; dhe keq qeverisje deri në zhgënjimin e radhës. Prandaj, ajo që na duhet është braktisja e modelit të përfaqësimit politik nëpërmjet premtimeve dhe përqafimi i modelit të përfaqësimin nëpërmjet projekteve të dakortësuara midis politikanit dhe qytetarit.

–         ‘Republika e Re’ duhet të rikonceptojë marrdhënien qytetar-pronë!

Ajo që duhet të kuptojmë, pas 27 vjetësh demokraci pa qytetar dhe treg pa konkurencë, është se kapitalizmi nuk ndërtohet dot nga kuptime dhe praktika bolshevike. Sot të drejtat dhe detyrat si shtetas i ushtrojmë në një sistem mostër të krijuar nga bashkimi i komunizmit me kapitalizmin. Themelet e këtij skeleti të frikshëm duhet ta kërkojmë te tre ligjet bazike të pronës së paluajtshme: ligji 7501/’92 për tokën bujqësore; ligjin 7652/’92 për privatizimin e stokut të banesave; ligji 9482/’06 për legalizimet! Gjithcka tjetër rrjell për konseguencë prej tyre, dhe në këtë kuptim, këtu duhet ta startojmë rimodelimin e kapitalizmit tonë. Rishikimi i plotë dhe i thellë i tyre nga një qasje morale, sot është shumë më i vështirë dhe më i dhimbshëm se në vitet kur u miratuan, por na siguron që kapitalizmi dhe demokracia jonë të hyjnë në shina perëndimore dhe kushtetuese. Kjo është zgjidhja e vetme, edhe për të kthyer te shoqëria respektin për pronën e kapitalizmin, dhe për ta shpëtoj atë dhe ekonominë kombëtare nga një borxh miliarda dollarësh!

–         ‘Republika e Re’ duhet të rikonceptojë marrdhënien qytetar-ekonomi!

Në tranzicionin 27 vjecar, faturën negative të bilancit tregtar na i kanë mbuluar pjesërisht vëllai i madh BE, pjesërish borxhi që kemi marrë kudo ku na kanë dhënë, dhe vecanërisht remitancat! Sot, të treja këto burime kanë shteruar, dhe ajo që duhet të bëjmë është të ndërtojmë një model ekonomik. E vetmja mundësi prosperiteti që kemi është të bëjmë bashkë tre kolonat e zhvillimit: burimet natyrore e territoriale; burimet njerëzore; dhe burimet financiare, dhe të prodhojmë! Të mos dëgjojmë brockullat e partive, që cuditërisht ofrojnë të njëjtin model, atë të uljes së taksave si mënyra e vetme e rritjes së punësimit dhe ekonomisë. Ulja e taksave jo domosdoshmërisht përkthehet në investime të huaja. Këtë mund ta vërtetojmë që sot. Pse nuk ri-investohen këto kapitale që akumulohen nga bisnesi ekzistues por të gjitha largohen jashtë shtetit apo përdoren për blerje luksi?! Përgjigjja ime modeste është: Shqipërisë i mungon dhe i nevojitet një model i ri ekonomik që ti përthithi në formë investimi këto kapitale dhe të tjera potenciale nga jashtë.

Lajme të lidhura

BOTA

Shpërthen kamioni me 50 mijë litra benzinë në Meksikë, 3 të vdekur dhe 70 të plagosur

09:28 : 11/09/2025
BOTA

BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin: Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur botën

09:18 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Pesha e asaj që dua të them është e madhe”, Ermal Dredha reagon pasi dha dorëheqjen

09:11 : 11/09/2025
Në foto: Ragip Gila, autori i dyshuar i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve në Shkodër
AKTUALITET

V*au 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë në Shkodër, mbërrin në Gjykatë Ragip Gila

09:07 : 11/09/2025
BOTA

Kontrabanda e drogës: Belgjika kërkon mbështetje nga SHBA

08:56 : 11/09/2025
BOTA

Rubikoni i Moskës: Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

08:42 : 11/09/2025
Para

Premtimi i Idrizit: Në 4 vitet e ardhshme, ne do ta zgjidhim juridikisht çështjen çame

TË GJITHA

Shpërthen kamioni me 50 mijë litra benzinë në Meksikë, 3 të vdekur dhe 70 të plagosur

09:28 : 11/09/2025

BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin: Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur botën

09:18 : 11/09/2025

“Pesha e asaj që dua të them është e madhe”, Ermal Dredha reagon pasi dha dorëheqjen

09:11 : 11/09/2025
Në foto: Ragip Gila, autori i dyshuar i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve në Shkodër

V*au 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë në Shkodër, mbërrin në Gjykatë Ragip Gila

09:07 : 11/09/2025

Kontrabanda e drogës: Belgjika kërkon mbështetje nga SHBA

08:56 : 11/09/2025

Rubikoni i Moskës: Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

08:42 : 11/09/2025

Para zgjedhjeve, administrata publike u ‘fry’ me drejtues, bien nëpunësit e thjeshtë

08:40 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com