• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Flet Putin: Nuk tërhiqemi nga Ukraina, nuk e kemi me ngut

21:31 : 16/09/2022
në BOTA

Kundërofensiva e fundit e Ukrainës nuk do të ndryshojë planet e Rusisë. E konfirmoi këtë vetë Vladimir Putin në daljen e tij të parë publike ku edhe flet për këtë çështje. Në një arritje të jashtëzakonshme, forcat ukrainase thonë se kanë marrë mbi 8000 km katrorë në 6 ditë në rajonin lindor të Kharkiv.

Por Putin tha se Rusia nuk ishte me nxitim. Ofensiva në rajonin e Donbasit të Ukrainës, sipas tij mbetet në rrugën e duhur. Ai gjithashtu theksoi se Rusia deri më tani nuk kishte aktivizuar të gjitha forcat e saj.

“Operacioni ynë sulmues në Donbas nuk po ndalet. Ata po ecin përpara, jo me një ritëm shumë të shpejtë, por gradualisht. Po marrin gjithnjë e më shumë territore” – tha Putin pas një samiti në Uzbekistan.

Rajoni industrial i Donbasit në Ukrainën lindore është fokusi i pushtimit rus. Për këtë Putin pretendon se është i nevojshëm për të shpëtuar rusishtfolësit nga gjenocidi.

Pjesë të Donbasit janë pushtuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Rajoni i Kharkivit ku u nis kundërsulmi i fundit i Ukrainës, nuk është pjesë e Donbasit.

Lexo edhe:

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

Putin theksoi gjithashtu se vetëm një pjesë e ushtrisë ruse po lufton në Ukrainë, Ai kërcënoi me një përgjigje “më serioze” nëse sulmet ukrainase vazhdojnë.

“Ju kujtoj se ushtria ruse nuk po lufton në tërësi… Vetëm ushtria profesionale po lufton” – tha ai. Deri më tani, Rusia nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Ukrainës. Ajo i referohet pushtimit të saj si një “operacion special ushtarak”.

Por pas humbjeve të fundit të Rusisë, disa komentues pro-Kremlinit kanë bërë thirrje për mobilizimin e më shumë forcave. Një video e zbuluar kohët e fundit tregon përpjekjet për të rekrutuar të burgosur. Kjo tregon se Rusia po përpiqet të gjejë burra të gatshëm për të luftuar.

Reagimet

Putin është larguar rrallë nga Rusia që nga pushtimi në shkurt. Vizita e kësaj jave në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Samarkand ku ai takoi liderin kinez Xi Jinping thekson nevojën e tij për të nxitur lidhjet me vendet aziatike pasi u mënjanua nga Perëndimi. Por edhe atje, liderët kanë shprehur shqetësim për pushtimin.

“E sotmja nuk është kohë për luftë”, – i tha Putinit kryeministri indian Narendra Modi. Një ditë më parë, Putin la të kuptohet se Xi Jinping gjithashtu nuk e miratoi. “Ne i kuptojmë pyetjet dhe shqetësimet tuaja” – i tha ai udhëheqësit kinez në lidhje me luftën.

Etiketa: PutinterheqjeUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE

19:41 : 02/06/2026
BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

Ukrainasit përballen me pasojat e sulmeve masive ruse

15:14 : 02/06/2026
BOTA

“Putini po rrëmbën fëmijë, kam prova”, Franca sekuestron anijen “hije” të Rusisë, kërcënon Kremlini

16:56 : 01/06/2026
BOTA

Në vitin e pestë të luftës, Ukraina rikthen territore

18:25 : 23/05/2026
BOTA

Analiza/ Si po i përdor Teherani taktikat negociuese të Kremlinit?

19:42 : 16/05/2026
Para

Kosova në OKB, Vuçiç përpjekje për ta ndaluar, kërkon veton e Kinës dhe Rusisë

TË GJITHA

EMRI/ I dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom