Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë pasdite në mes të qytetit të Vlorës në vendin e quajtur “Sheshi i Flamurit”. Paraprakisht thuhet se ne një lokal është vrarë në një atentat kreu i OSSHE-së për këtë qytet Roland Saliu. Një tjetër që ka mbetur i plagosur i cili ka qenë kamerier në lokal. Nuk dihet ende ksuih ka qenë objektivi i atentatit. Viktima apo i plagosuri. Autorët janë larguar në drejtim të fshatit Panaja ku edhe kanë braktisur makinën të cilën e kanë djegur.