• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Cunami ekonomik po vjen”/ Çfarë paralajmëron ish-ministri i drejtësisë

16:24 : 09/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka postuar ditën e sotme një analizë në rrjetin e tij social fb, nëpërmjet të cilës paralajmëron se një luftë e re ekonomike po përfshin botën mbarë, duke mos lënë pas as Shqipërinë.

Sipas ish-deputetit demokrat kriza energjetike dhe inflacioni i rritur me shifra rekord, kanë nisur të mbyllin fabrika dhe kompani të mëdha në sektorin e prodhimeve dhe hidrokarbureve.

Halimi thekson se në Shqipëri korporatat dhe njerëzit nuk janë në dijeni të “cunamit” ekonomik që po vjen, pasi qeveria nuk i ka informuar për rrezikun, në mënyrë që të përgatiten, ndërsa shton se duhet një plan masash konkret.

Postimi:

Kriza energjetike në Evropë, ka filluar të mbyllë fabrikat një nga një. Efektet e luftës ekonomike po ndihen çdo ditë e më shumë!

Lexo edhe:

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

Trump paralajmëron Kinën: Tarifa 50% nëse furnizoni Iranin me armë

 Edhe në Shqipëri, disa nga uzinat e shkrirjes dhe prodhimit, kanë ndalur aktivitetin e tyre, si rrjedhojë çmimit të lartë të energjisë.

Megjithatë, në mediat tona, rrallëherë gjen lajme të asaj që po ndodh, pasi propaganda dhe kronika janë në vend të parë!

 Si një kompani që jemi të lidhur me korporatat në fushat e metaleve, energjisë, hidrokabureve dhe naftës, informacionin e mbledhur ditëve të fundit dua ta ndaj me lexuesit! 

Vlerësohet se, afërsisht gjysma e fabrikave të aluminit dhe zinkut në Evropë janë mbyllur në këtë fillim shtatori!

“Nyrstar”, fabrika më e madhe e prodhimit të zinkut në botë, me qendër në Holandë, që zotërohet në pjesën më të madhe nga “Trafigura”, ndaloi prodhimin në shtator.


Fabrika e aluminit Damco Aluminium Delfzijl Coöperatie U.A. (ALDEL) në Delfzijl, Holandë, u mbyll javën e kaluar.

Fabrika e “Damco” në Farmsum, e cila prodhon alumin me cilësi të lartë, është mbyllur nga data 1 Shtator 2022, për shkak të çmimeve të larta të energjisë.

“Norsk Hydro” ASA, me qendër në Norvegji, planifikon të mbyllë fabrikën e saj të aluminit në Sllovaki në fund të muajit.
Kompania sllovene e aluminit “Talum” uli prodhimin në një të pestën e kapacitetit të saj.

“Alcoa” gjithashtu, një kompani me qendër ne USA, do të reduktojë një linjë në fabrikën e saj Lista në Norvegji.
Kompania më e madhe në botë e plehrave kimike “Yara”, me seli në Norvegji, bëri një ulje prej 50 për qind në prodhimin e plehrave azotike me bazë ure dhe amoniak në Evropë.

Prodhuesi më i madh britanik i plehrave “CF Fertilizers UK” ka njoftuar gjithashtu se do të ndalojë përkohësisht prodhimin në fabrikën e tij në Billingham.

Dy prodhues të mëdhenj të plehrave në Poloni njoftuan se do të ndalojnë aktivitetet e tyre.

Kompania Gjermane kimike K+S vlerëson se kostot shtesë të karburantit janë miliona euro.

Fermerët, shitësit ushqimorë dhe prodhuesit e birrës në Evropë janë në panik. “Carlsberg Polska”, kompania e tretë më e madhe e birrës në Poloni, tha se planifikon të ndalojë prodhimin e birrës dhe prodhuesit e tjerë të birrës duhet të ndjekin shembullin.
Kriza e energjisë ka goditur gjithashtu fabrikat e çelikut dhe qelqit në të gjithë Evropën dhe shumë kompani që ndajnë/prodhojnë xhamin.

Silja Pieh, Përgjegjës për Strategjitë, e prodhuesit të makinave luksoze Audi AG, tha, duke përmendur xhamin si shembull se: “Ndërprerja e gazit nga Rusia në Gjermani do të shkaktojë një krizë të re të pjesëve. Jemi në mes të një krize!”

Kapaciteti i Evropës prej rreth 3 milion ton çelik inox është gjithashtu në rrezik. Në fillim të gushtit, mulliri Belg, “Aperam”, reduktoi prodhimin në Genk dhe Charleroi.

Kompania spanjolle “Acerinox” njoftoi se do të shkurtojë prodhimin dhe do të kalojë rreth 85 % të punonjësve të saj, në punë me kohë të shkurtuar.

Shumë kompani në Belgjikë duhej të mbyllnin objektet e tyre të prodhimit për shkak të çmimeve të larta të energjisë, kjo po ndodh cdo dite!

Në Shqipëri ende nuk ka lajme për “cunamin” ekonomik që po vjen! Por Korporatat duhet të marrin vendimet për atë po vjen! Të punësuarit, konsumatorët, duhet të përgatiten! Fermerët duhet të informohen!  Shteti duhet të ketë një plan masash për këto që po ndodhin dhe ato që do të ndodhin!

Informacioni në këto kohë të luftës ekonomike që po ndodh rreth nesh është tejet i rëndësishëm!

 

Etiketa: 'cunam ekonomik'Eduart Halimiparalajmerim

Lajme të lidhura

BOTA

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

13:29 : 27/05/2026
BOTA

Trump paralajmëron Kinën: Tarifa 50% nëse furnizoni Iranin me armë

20:39 : 12/04/2026
BOTA

Irani paralajmëron SHBA-në: Sulmet ndaj civilëve do të sjellin kosto të larta

18:06 : 06/04/2026
AKTUALITET

Kërcënimi nga Irani, Bushati: Rama na ka futur në luftë me zor! I serviloset Trump-it

21:24 : 02/04/2026
BOTA

Paralajmërimi i FBI-së: Ja faqet që nuk duhet t’i përdorni, u vjedhin të dhënat

08:48 : 28/03/2025
BOTA

Trump paralajmëron Britaninë: Hapni Detin e Veriut, hiqni qafe mullinjtë e erës

19:23 : 03/01/2025
Para

Euroleague në fazën e “nxehtë”, yjet e NBA përballen me njëri-tjetrin

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom