Magazinat e sfungjerit në Misto Mame, Tiranë, janë përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar në rënien e zjarrit, ndërsa një punëtor është lënduar. Ai është nxjerrë nga ambjentet me barrelë për tu transportuar në spital.
“Në ‘Misto Mame’, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.