• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Koncensionet e naftës; Si u grabitën 30 milion euro nga kompania fantazmë

22:12 : 28/02/2017
në EKONOMI, KRYESORE

Fiks Fare tregoi sot sesi kompania që operonte në Shqipëri në fushën e naftës ka arritur t’ia hedhë paq, teksa ka arritur të “grabisë” rreth 30 milionë euro.

Përgjatë 10 viteve, me manovra financiare dhe juridike, kompania që kishte në shfrytëzim fushën naftëmbajtëse Cakran – Mollaj, nuk ka paguar asnjë detyrim shtetëror te tatimet, doganat, OSHEE-ja, pushteti vendor. Madje nuk u ka dhënë pagat qindra punëtorëve dhe nuk ka dëmshpërblyer banorët e zonës.

Në fund, shteti u kujtua pas 10 vitesh, duke i hequr koncesionin “Transatlantic Petrolium ltd” për dy vendburime, nga katër që ka gjithsej. Mbrëmjen e së hënës, Fiks Fare transmetoi denoncimet e banorëve të fshatit Gorishov dhe Drenovë, në Fier dhe Mallakastër.

Këta banorë kishin fituar gjyqin me firmën “Transatlantic”, po nuk e ekzekutonin dot, për shkak se kompania nuk kishte lekë në llogari bankare. Ndërkohë, mbrëmjen e së martës, Fiksi vijoi investigimin për firmën që ka rrjepur nëntokën shqiptare.

Sekuestrimi i naftës
Pas ankesës së banorëve të fshatrave Gorishov dhe Drenovë, gazetarët e Fiks Fare shkuan në depozitat e naftës të firmës “Transatlantic” në Ballsh, për t’i sekuestruar. Avokatja e banorëve dhe një përmbaruese, të shoqëruara nga forca të Policisë së Shtetit, Policia Bashkiake apo edhe nga një inxhinier nafte, shkuan për të verifikuar depozitat e naftës, të cilat i kishin sekuestruar më parë më datë 26 shtator 2016.

Lexo edhe:

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

Përmbaruesja private Ina Bajramaj shkoi fillimisht në zyrat e firmës, por asnjë punonjës nuk pranoi t’i shoqërojë. Më pas, bashkë me policinë, shkojnë te depozitat e naftës.

Përmbaruesja tha për Fiksin se arsyet përse kanë shkuar në këto depozita janë se po ekzekutojnë një vendim të formës së prerë, për 150 milionë lekë të vjetra që kompania “Transatlantic Petrolium Ltd” i ka 24 familjeve të fshatit Gorishov.

Ajo thotë se ka shkuar disa herë te këto depozita, ku ka vendosur edhe vula, por ato janë hequr më pas, duke kryer vepër penale nga ata që i kanë hequr. Thotë se herën e fundit ka qenë më datë 26 shtator 2016, sipas procesverbalit përkatës.

Kamera e Fiksit filmon se vulat e vendosura më 26 shtator 2016 janë hequr. Ndërkohë, një inxhinier nafte shikon gjendjen në depozita, ndërsa shpjegon se nafta në depozita ka ndryshuar nga hera e fundit kur kanë qenë.

Përmbaruesja dhe inxhinieri shkojnë për të vendosur vulat e reja. Pas vendosjes së sekuestros, gazetarët e Fiks Fare i drejtohen firmës. Një punëtor thotë se këto depozita i ka sekuestruar kompania “Albpetrol”. Pyetjes nëse e merr rrogën, ai përgjigjet se po dhe se i kalon në bankë.

Ndërkohë, pas pretendimit se “Albpetroli” ka sekuestruar i pari këto depozita, përmbaruesja Bajramaj thotë se ka shkuar disa herë dhe firma duhet t’i dëmshpërblejë më parë banorët dhe punëtorët.

Kush është firma Transatlantic Petrolium LTD?
Në vitin 2007, qeveria dha me koncesion katër vendburime nafte dhe gazi në Shqipëri: Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës. Koncesioni iu dha kompanisë “Stream Oil”, e cila u krijua në ishujt Cayman në datën 11 qershor 2007. Kjo firmë ka hyrë në Shqipëri pak muaj më vonë, në tetor 2007.

Në fund të vitit 2014, kompania “Stream Oil” u ble nga “Transatlantic Petrolium”, me seli në Bermuda, një destinacion i njohur i firmave offshore, që duan të fshehin pronarët e vërtetë. Emri i firmës “Transatlantic Petrolium” u përfol edhe në skandalin “Panama Papers”.

Në vitin 2015, përmes një njoftimi, “Transatlantic” njoftoi shitjen e të gjitha aseteve të saj në Shqipëri, te një kompani e panjohur me emrin “GBC Oil”. Sipas marrëveshjes, kompania e re “GBC Oil” ka marrë përsipër të paguajë 2.3 milionë euro borxhe te një bankë private dhe 29.2 milionë euro të tjera borxhe, që “Transatlantic” dhe më parë “Stream”, kanë akumuluar ndaj shtetit shqiptar apo bankave të tjera. Transaksioni alarmoi autoritetet shqiptare. “Albpetrol” dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dyshuan se, përmes tij, synohet shmangia e borxheve.

Fiks Fare kërkoi informacion në Ministrinë e Energjetikës dhe në kompaninë “Albpetrol” për këtë kompani. Në vjeshtën e vitit 2016, Ministri Damian Gjiknuri mbajti një fjalim në Parlament, ku tha se po bënin procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare për shkak se firma nuk ka paguar punëtorët dhe ka borxhe të akumuluara.

Ndërkohë, “Albpetrol” na njoftoi se, me shkresën me numër 6265 të datës 19 shtator 2016, njoftoi administratorin e “Transatlantic” për mbylljen e marrëveshjes në vendburimin “Cakran-Mollaj”. Në muajin janar 2017, ministria e Energjetikës njoftoi se ka ndërprerë marrëveshjen koncesionare me “Transatlantic Petrolium” për dy vendburime: Cakran – Mollaj dhe Gorisht – Kocul.

Dy vendburimet kaluan nën administrimin e kompanisë “Albpetrol”. Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë “Albpetrolit”, e cila na komunikoi se punëtorët, nga janari i këtij viti, do të paguhen nga kompania shtetërore.

Ndërkohë, pyetjes se, kush do t’i pagojë borxhin prej 30 milionë eurosh, “Albpetroli” na komunikoi se banorët, punëtorët, tatimet, doganat, OSHEE-ja, dhe të tjerë, duhet të hapin procese gjyqësore kundër firmës “Transatlantic”.

Naim Kasa: Punëtorët gënjejnë, banorët po i marrin lekët?!
“Fiks Fare” tentoi të komunikojë me Naim Kasën, administratorin e kompanisë “Transatlantic”. Gazetarët telefonuan z.Kasa, duke e pyetur për pretendimet e banorëve të fshatit Gorishov dhe të punëtorëve në Drenovë.

Ai tha se punëtorët i kanë marrë pagat dhe se gënjejnë. Fillimisht pranoi që të sqarojë gazetarët, ai ose avokati, në një ditë tjetër.

Ndërkohë, disa minuta më vonë, telefonon gazetarët duke u thënë se banorët e fshatit Gorishov po i marrin paratë me përmbarim privat. Pyetjes se, firma vazhdon punën megjithëse janë vendosur vula në depozita, ai tha se “nuk di gjë, do flisni me avokatin tim”.

Më tej e mbylli telefonin me argumentimin se është në drejtim të një mjetit. Gazetarët tentuan edhe ditë të tjera të komunikonin me z.Kasa, por nuk morën asnjë përgjigje.

Koncesioni i dhënë në vitin 2007 që zgjati plot 10 vjet, ka krijuar një “gropë” prej rreth 30 milionë eurove në buxhetin e shtetit, apo të shumë familjeve. Pyetjet që lindin natyrshëm janë: Kush do e paguajë këtë borxh? Përse nuk kanë vepruar në kohë institucionet shqiptare? A ka një përgjegjës për këtë dëm?/TCH

Lajme të lidhura

SPORT

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

21:31 : 09/06/2025
AKTUALITET

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025
AKTUALITET

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025
BOTA

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025
SPORT

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025
RAJONI

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025
Para

Ja avokatët që do të drejtojnë Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Tiranës

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

21:31 : 09/06/2025

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com