• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Analiza e Këshllit të Investimeve: Ndryshimi i ligjit të call center në Itali ka ngrirë/tkurrur sektorin

11:21 : 27/02/2017
në EKONOMI

“Italia ka investime ekzistuese në vend, përqendruar në call center, por për shkak të pasigurisë së krijuar nga ndryshimi i ligjit për call center atje, ka pasur një ngrirje/tkurrje të sektorit”. Ky është një nga konkluzionet e Këshillit të Investimeve gjatë një analize që ata kanë kryer për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe mundësitë për investimeve në sektorin e shërbimeve të kontraktuara (BPO). “Diversifikimi dhe sofistikimi i biznesit dhe tregu po shkon drejt ngopjes dhe Ligji italian është problem”, thuhet në analizë.
Objekti i analizës ishte të nxisë dhe strukturojë debatin si një hap “eksplorues” përkundrejt mungesës së studimeve të mëparshme në sektor, të marrë në konsideratë zërin e biznesit, të paraqesë shtylla për ndërhyrje.

Sipas INSTAT ka 804 kompani të regjistruara si call center. Janë 17 kompani me mbi 250 të punësuar.

Në listën e 100 kompanive që kanë punësuar më shumë punonjës janë 12 call center me një total prej 9.500 punonjës.

Pavarësisht presioneve nga Italia, potenciali i sektorit mbetet i lartë, sidomos në drejtim të teknologjisë së informacionit. Këshilli thekson se numri i të punësuarve në BPO mendohet të jetë 25.000 – 30.000, por ka edhe kërkesa për ndoshta 50,000.

Nga Gjermania është vërejtur interes për të investuar në sektorin e IT (developing and programming), por mungesa e cilësisë së stafit dhe njohuria e kufizuar e gjuhës gjermane ka frenuar investimet. Ka pasur dhe interes nga SHBA dhe Singapori, por asgjë konkrete.

Lexo edhe:

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

EMRI/ U kap duke shitur heroinë, arrestohet 53-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në shtëpi

Analiza thekson ndër të tjera se shteti ka mungesë vizioni për sektorin, nuk ka mbështetje apo koordinim me qendrat e formimit profesional, shumica e kompanive e gjejnë vetë stafin, ligjet janë në rregull, por nuk janë fleksibël për punësime part-time, mungojnë të dhëna për analizën e sektorit, p.sh. statistika për teknologji informacioni të mirëfilltë si dhe mungojnë incentivat për sektorin dhe profesionalistët.

Ligji për call center në Itali

Rishikimi i ligjit nga qeveria italiane në dhjetor të vitit të kaluar, që hyn në fuqi në prill të këtij viti, tenton të forcojë masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit në Italia, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës është transferuar në Shqipëri për shkak të avantazhit të kostos së fuqisë punëtore dhe njohjes së gjuhës italiane.

Hartuesit e këtyre amendimeve kanë parashikuar një ndërhyrje të dyfishtë që ka të bëjë si me shërbimin inbound, ashtu edhe outbound, janë forcuar normat që rregullojnë fenomenin e delokalizimit.

Masa e parë konkretizohet në rishikimin e plotë të nenit 24, që është pjesë e ligjit 83/2012. Sipas disiplinës së re, nëse një operator ekonomik vendos të lokalizohet, qoftë edhe duke e dhënë shërbimin ndaj të tretëve në një vend që nuk është anëtar i BE-së duhet të komunikojë brenda 30 ditëve destinacionin tek organet përkatëse, përfshi këtu edhe numrin e punonjësve.

Kjo normë ekzistonte edhe në ligjin e vitit 2012, por amendimet zgjerojnë listën ndaj të destinuarve të komunikimit, ku përveç Komisionerit për Mbrojtjen e të Drejtave të Informimit, në dijeni duhet të vihet edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik në lidhje me numrat telefonikë që do të vihen në dispozicion të publikut.

Një aspekt tjetër ka të bëjë edhe me ashpërsimin e sanksioneve për mosnjoftime apo vonesa që llogariten deri në 150,000 euro.

Njoftimi duhet të bëhet jo më shumë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit të Buxhetit edhe nga operatorët që tashmë janë të delokalizuar. Nëse këta të fundit nuk zbatojnë detyrimin, atëherë mbi ta do të zbatohen sanksione administrative deri në 10,000 euro për çdo ditë vonesë.

Gjithmonë me qëllim frenimin e delokalizimit, reforma vendos (duke konfirmuar një princip që ekzistonte) përjashtimin nga lehtësitë fiskale të këtyre tipologjive.

Amendimet parashikojnë edhe forcimin e së drejtës së subjektit që merr një telefonatë nga një call center për t’u informuar për vendin nga bëhet thirrja. Kjo do të bëhet e detyrueshme 90 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të buxhetit. Moszbatimi i këtij detyrimi do të shoqërohet me një sanksion administrativ prej 50,000 eurosh për çdo ditë të shkeljes së ligjit, pavarësisht nga numri i thirrjeve ‘jo të rregullta’.

Po me 50,000 euro gjobë ndëshkohet edhe moskomunikimi me Ministrinë e Punës në lidhje me identifikimin e vendndodhjes të call center.T

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

09:32 : 11/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ U kap duke shitur heroinë, arrestohet 53-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në shtëpi

09:19 : 11/06/2025
BOTA

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

08:57 : 11/06/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Leka Bungos, reagon vajza: Luftove me sëmundjen e rëndë

08:54 : 11/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Iu gjetën dy kallashë në automjet, arrestohet një 19-vjeçar në Shkodër

08:38 : 11/06/2025
AKTUALITET

Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo

08:34 : 11/06/2025
Para

“Kursali”, qendra e bixhozit dhe e dasmave të mëdha në Tiranë

TË GJITHA

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

09:32 : 11/06/2025

EMRI/ U kap duke shitur heroinë, arrestohet 53-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në shtëpi

09:19 : 11/06/2025

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

08:57 : 11/06/2025

Ndarja nga jeta e Leka Bungos, reagon vajza: Luftove me sëmundjen e rëndë

08:54 : 11/06/2025

EMRI/ Iu gjetën dy kallashë në automjet, arrestohet një 19-vjeçar në Shkodër

08:38 : 11/06/2025

Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo

08:34 : 11/06/2025

Sherr masiv në Tiranë, Policia gjen gëzhoja, dyshohet për të shtëna me armë zjarri

08:26 : 11/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com