• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk ndalet inflacioni, arrin 7.5% në korrik! Rekord i ri në 20 vite

12:29 : 08/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Rritja e çmimeve nuk ka ndalur dhe në korrik, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2022 është 7,5 %, nga 7.4% që ishte muajin e mëparshëm. Edhe në korrik rritja e çmimeve u ndikua më së shumti nga ushqimet dhe pijet alkoolike si dhe nga karburantet.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2022, krahasuar me Qershor 2022 është 0,2 %.

Në korrik, inflacioni ishte në nivelin më të lartë që nga shkurti i vitit 2002, kur treguesi ishte 7.6%.

Inflacioni është më se dy herë më i lartë se objektivi i shënjestruar i bankës së Shqipërisë prej 3%.

Lexo edhe:

Shtrenjtohet sërish nafta

Çmimi i naftës shtrenjtohet sërish me 7 lekë, arrin 189 lekë për litër

Banka e Shqipërisë, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, që nga muaji mars i këtij viti ka rritur tre herë normën bazë në ekonomi, duke eçuar nga minimum historic prej 0.5% në 1.75% në fillim të gushtit, në përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit.

Guvernatori Gent Sejko deklaroi gjatë vendimit të fundit se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet inflacioniste janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet e mëparshme. Ky gjykim pasqyron rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet botërore, si dhe kërkesën e lartë e të qëndrueshme për mallra e shërbime në vend.

Në eurozonë, në korrik inflacioni arriti në nivel rekord prej 8.9%. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.
Nga erdhi rritja e çmimeve

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,59 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,66 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,32 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,27 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me

+0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor”me +0,02 pikë përqindje secili.

Sipas INSTAT Krahasuar me muajin Korrik 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,0 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4 %,

“Veshje dhe këpucë” me 2,1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,7 % secili, “Shëndeti” me 0,5 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,2 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 30,6 %, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithra” me 20,0 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,2 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 15,4 %, “peshk” 11,4 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 9,5 %, “mish” me 9,1 %, etj.

Krahasuar me muajin Qershor 2022, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rritën me 0,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 % secili, “Shëndeti” me 0,3 %, “Komunikimi” me 0,2 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,7 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,1 %/ MONITOR

Etiketa: inflacionime kohenrritje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtrenjtohet sërish nafta

14:17 : 19/03/2026
AKTUALITET

Çmimi i naftës shtrenjtohet sërish me 7 lekë, arrin 189 lekë për litër

15:40 : 09/03/2026
AKTUALITET

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

19:53 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

08:26 : 18/08/2025
RAJONI

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025
Para

Shkëmbenin drogë në det të hapur, kapen 600 kg lëndë narkotike në Vlorë

TË GJITHA

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibom