• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Tensionet në veri/ Vuçiç: I lutëm të shtyjnë vendimin derisa të arrihet marrëveshje

08:40 : 01/08/2022
në RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ndoshta lufta më e vështirë politike është përpara, në javët dhe muajt e ardhshëm.

Ai i ka bërë këto deklarata në kohën kur Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe për një muaj, duke thënë se dënon ashpër bllokimin e rrugës në veri të Kosovës.

“Kryeministri Kurti së bashku me presidenten Osmani dhe zëvendëskryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Të dielën, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Megjithatë, Vuçiq ka falënderuar serbët në Kosovë për, siç ka thënë, vetëpërmbajtjen e tyre.

Lexo edhe:

Xi shpërblen Vuçiç me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Protestat kundër Vuçiç/ A po shkon Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Presidenti serb ka falënderuar edhe kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesit e Ambasadës amerikane. Ai ka falëndëruar edhe Ministrinë e Jashtme të Rusisë për reagimin.

“Po punojmë për qetësim. Gjithçka që mundemi, si mundemi. Sado e vështirë të jetë, nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për TV Pink.

Ai ka deklaruar se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Milan Mojsiloviq, është takuar me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe se kanë shkëmbyer informacione, pasi, siç ka thënë ai, gjatë mbrëmjes ka pasur shumë dezinformata.

Vuçiq ka bërë të ditur se, në mesnatë, komandanti i KFOR-it do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës.

“I kemi lutur që të bëjnë gjithçka, nëse jo ta anulojnë (vendimin për zbatimin), atëherë ta shtyjnë zbatimin deri në arritjen e marrëveshjes në Bruksel”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, po ashtu, ka shtuar se pret që situata të shtensionohet gjatë ditës së hënë.

Shtyrjen e zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës e ka kërkuar Qeveria amerikane. “Jam këtu që në emër të Qeverisë amerikane të kërkoj shtyrjen e zbatimit të këtyre dy vendimeve për 30 ditë. Ne mendojmë se një shtyrje e tillë do të ishte e rëndësishme, sepse duket se ka dezinformim dhe keqkuptime për këto vendime. Ne shpresojmë se do të punojmë me këtë Qeveri dhe kolegët nga Bashkimi Evropian që të sigurojmë se këto marrëveshje kuptohen më mirë dhe në këtë mënyrë të ulim tensionet”, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë shtetërorë në Kuvendin e Kosovës.

Hovenier ka thënë se për asnjë moment nuk ka kërkuar që marrëveshjet të rishqyrtohen.

“Dua të përmend se jemi të shqetësuar që disa individë kanë vendosur të tregojnë pakënaqësitë për këto vendime duke krijuar barrikada apo duke kufizuar lirinë e lëvizjes. Ne nuk inkurajojmë diçka të tillë. Rruga e duhur është përmes dialogut civil”, ka thënë mes tjerash ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, janë përgjegjësit kryesorë për situatën në veri të Kosovës.

Petkoviq, në anën tjetër, ka akuzuar Kurtin për krizën. “Fajtori i vetëm për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi është Alibin Kurti, i cili me lëvizjet e tij të papërgjegjshme po shkakton krizë të re në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë me shkrim.

Vendimet për targat dhe dokumentet serbe

Qeveria e Kosovës pati vendosur që më 1 gusht do të niste lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ky dokument do të lëshohej në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ato ajrore, si dhe do të ishte i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Po ashtu, të hënën pritej të hynte në fuqi edhe vendimi për riregjistrimin e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia. Vlerësohet se 10.000 makina me targa si KM (Mitrovica e Kosovës), PZ (Prizren) UR (Ferizaj) e të ngjashme, qarkullojnë në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Sipas vendimit të marrë më 29 qershor nga Qeveria e Kosovës, afati për riregjistrimin e makinave do të zgjaste deri më 30 shtator./REL

Etiketa: serbetveriuVucic

Lajme të lidhura

BOTA

Xi shpërblen Vuçiç me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

15:28 : 25/05/2026
BOTA

Protestat kundër Vuçiç/ A po shkon Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

21:55 : 23/05/2026
RAJONI

Pse Vuçiç fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

10:02 : 19/05/2026
RAJONI

Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim

16:39 : 15/05/2026
RAJONI

Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi

22:10 : 03/05/2026
BOTA

Budapesti pas Orbanit/ REL: Një sinjal i keq për Vuçiç

15:15 : 14/04/2026
Para

Tensionet në Kosovë/Serbët nuk largojnë barrikadat, pikat kufitare ende të bllokuara

TË GJITHA

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom