• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi me tenderin, Fatos Tushe pret dënimin nga GJKKO

18:29 : 29/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vazhdon seanca për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, ndërsa vendimi pritet të jepet pasditen e kësaj të premteje. Tushe ndodhet në gjykatë, në pritje të vendimit që GJKKO do të caktojë për akuzën që rëndon mbi kryebashkiaku për shpërdorim detyre.

Hetimet e SPAK zbuluan abuzime me tenderin prej 24 milionë lekësh për rehabilitimin e një kanali vaditës në Bishqem të Lushnjës dhe pas hetimeve dyshohet se ish-kryebashkiaku i Lushnjës ka kryer shkelje për dhënien e tenderit në favor të miqve të tij. Ai u gjykua së bashku me 19 të pandehur të tjerë, punonjës, juristë, drejtorë te ndërmarrjes së pasurive publike të këtij qyteti të përfshirë në shkelje. Tushe hodhi poshtë të gjitha akuzat e SPAK duke thënë se nuk ka bërë shkelje në tendera dhe se ishte detyra e tij të kujdesej për banorët e zonës dhe në këtë mënyrë ka kërkuar pafajësinë.

Nga ana e SPAK është kërkuar dënim me 3.4 vite burg për ish kryetarin e bashkisë. Avokati i Tushes ka bërë me dije lidhjen e ish-kryebashkiakut me shtetasin Ibrahim Lami, me të cilin sipas tij kishte kontakte prej të ndjerit ish-deputetit Bashkim Fino.

Ibrahim Lami dyshohet se është biznesmeni, kompania e të cilit përfitoi tenderin nga Bashkia e Lushnjës, por avokati i Tushes ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Ai tha se Tushe me Lamin janë takuar në mënyrë që ky i fundit t’i përcillte Bashkim Finos vonesat që do të bëheshin në rehabilitimin e kanalit ujitës. Ky takim mes tyre u bë pasi Tushe nuk kishte kontakt me Finon dhe ish-deputeti ishte në gjendje të rëndë atë kohë.

Sipas avokatit të Tushes, i mbrojturi nga ai nuk kishte asnjë kompetencë apo funksion në lidhje me procedurat e prokurimit që të nënshkruajë akte të tilla dhe sipas tij vlerësimet mbi të nuk janë objektive dhe akuzat nuk mbrohen me fakte konkrete.

Lexo edhe:

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO vendos më 8 gusht për Ilir Metën

Për Flamur Peqinin prokuroria e posaçme kërkoi 3.4 vite burg, Ibrahim Lamin 1.6 vite, Gazmend Çelën 1.8 vite, Gentian Nushin 2.8 vite, Leonard Sefën 1.8 vite, Blerta Turkun 1.8 vite, Xhemal Haskon 1.8, Andri Musho 1.4 vite, Margarita Gjermeni 1.8 vite, Bektash Nexha 1.4 vite, Ani Simoni 1.4 vite që në aplikim të gjykimit të shkurtuar sipas SPAK dënimi duhet të zbresë në shërbim prove për tre vite.

Etiketa: Fatos TusheGJKKO

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

11:06 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO vendos më 8 gusht për Ilir Metën

14:40 : 06/08/2025
AKTUALITET

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

12:11 : 01/08/2025
AKTUALITET

GJKKO liron nga masa e arrestit kryetarin e Bashkisë së Tropojës Rexh Byberi

10:14 : 01/08/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga GJKKO, kapet në Rinas 57-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal

09:47 : 30/07/2025
Para
Foto: Facebook, Fish City

Punësimi i të miturve në fabrikën e Gjergj Lucës alarmon aktivistët

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com