• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rriten çmimet e gazit në Europë, pasi Rusia pakëson furnizimet

22:07 : 26/07/2022
në BOTA, EKONOMI

Çmimet e gazit europian kanë pësuar një rritje me 20% dy ditët e fundit pasi Rusia thelloi shkurtimet e furnizimit në kontinent në përpjekjen e fundit të Moskës për të ushtruar presion me furnizimet me energji.

Kontratat e të ardhmes për dorëzim muajt në vijim u barazuan me kontratat referencë, (çmimi standard europian i shitjes me shumicë të gazit), dhe u rritën rreth 10 % në 195 euro për megavat për orë, niveli më i lartë që nga fillimi i marsit. Kjo rritje erdhi një ditë pasi Rusia paralajmëroi pakësimin e furnizimit në tubacionin më të madh të rezervave të rajonit. Çmimet janë mëse pesë herë më të larta se një vit më parë.

Grupi energjetik i mbështetur nga shteti rus Gazprom njoftoi të hënën se flukset në tubacionin Nord Stream 1 (NS1) do të bien në 33 milionë metra kub nga e mërkura për shkak të problemeve të mirëmbajtjes së turbinave. Kjo përbën një të pestën e kapacitetit të tubacionit dhe gjysmën e niveleve aktuale.

“Të gjithë në treg prisnin që vëllimet ruse të binin,” tha James Huckstepp, menaxher i analitikës së gazit Emea në S&P Global Commodity Insights,. “Por tregu nuk priste që flukset të binin kaq shpejt.”

Rritja e çmimit të gazit erdhi pasi ministrat e BE-së arritën një “marrëveshje të zbutur” të martën për të reduktuar konsumin e gazit me 15 % gjatë dimrit me përjashtime për disa shtete anëtare që janë më pak të varura nga gazi rus.

Lexo edhe:

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

Çmimet më të larta të gazit tregojnë presionin në rritje ndaj Europës për të kërkuar furnizime alternative për të mbajtur shtëpitë të ngrohta dhe industrinë të prodhojë gjatë dimrit të ardhshëm.

Në rast të dështimit të kësaj, politikanët po paralajmërojnë se gazi do të duhet të racionohet për bizneset, fabrikat dhe madje edhe familjet.

Në një shenjë të shqetësimeve se si çmimet e larta të gazit do të ndikojnë në ekonominë e eurozonës, euro ra 0.7 %të martën në 1.015 dollarë.

NS1 rifilloi furnizimin e gazit në Evropë javën e kaluar me 40 % të kapacitetit pas kthimit nga mirëmbajtja e planifikuar. Por presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se furnizimet do të bien të mërkurën sepse sanksionet po shkaktonin probleme për turbinat që duhej t’i nënshtroheshin mirëmbajtjes.

Politikanët evropianë i kanë denoncuar lëvizjet e Kremlinit si “armatim” të furnizimeve me gaz në kontinent. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shtoi kritikat të hënën vonë, duke akuzuar Moskën për “shantazh me gaz” kundër Europës.

Moska u përpoq të martën të siguronte europianët dhe fajësoi sanksionet për rënien e flukseve, por kjo solli pak qetësi në tregun e gazit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se një turbinë kyçe për NS1 është në rrugë e sipër pas mirëmbajtjes dhe pritej të instalohej “sa më shpejt të jetë e mundur “.

Por ai shtoi: “Situata është e komplikuar nga kufizimet dhe sanksionet që janë vendosur ndaj vendit tonë”.

Çmimet europiane të gazit u rritën mbi 200 euro për megavat orë në ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës. Çmimet u ulën disi në javët më pas, por ato janë rimëkëmbur që nga qershori pasi Kremlini tregoi gatishmërinë e tij për ta lënë Europën pa gaz.

Toby Copson, partner menaxhues në Trident Markets, një kompani tregtare gazi, tha se çmimet e gazit në nivel global ka të ngjarë të ndjejnë presion edhe më të lartë kur Kina hyri në treg për të blerë furnizime të gazit për dimër.

“Janë të gjitha shenjat për një krizë në të gjithë bordin,” tha ai. “Nuk ka furnizim të mjaftueshëm, ata nuk kanë mbledhur mjaftueshëm në magazina dhe Europa ndodhet në një situatë katastrofike. /FT/

Etiketa: cmimeeuropagazRusia

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025
AKTUALITET

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025
BOTA

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025
BOTA

Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

20:20 : 03/06/2025
AKTUALITET

Turizmi rrit çmimet, shqiptarët do të paguajnë edhe më shumë për ushqimet

20:05 : 03/06/2025
BOTA

Hedhja në erë e dy urave hekurudhore nga Ukraina, Rusia: Akte terrorizmi

18:31 : 03/06/2025
Para

Çështja Pjaniç, mesfushori optimist: Kam kontratë deri në vitin 2024 me Barcelonën

TË GJITHA

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com