Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thirri sot në një takim drejtuesit e Policisë së Shtetit në qarqet e zonave bregdetare dhe shefat përkatës të komisariateve për të ndarë disa shqetësime të lidhura me turizmin.
Duke u ndalur tek respektimi i orarit të lejuar të muzikës në lokalet e natës, baret apo restorantet, ministri kërkoi zbatimin rigoroz të ligjit pa asnjë përjashtim për të gjithë subjektet.
Lidhur me skafet apo motorat e ujit që përdoren përgjatë bregut nga pushuesit, Ministri i Brendshëm kërkoi nga Policia e Shtetit reagim të menjëhershëm dhe pa asnjë tolerim ndaj kujtdo që shkel kordonët e sigurisë në plazh dhe rrezikon pushuesit.
“Siç ndodh zakonisht dihet që kulmi pritet në muajin gusht. Pavarësisht se kemi bërë përmirësime të shumta nga vitet e kaluara sërish po shohim fenomene që kurrsesi nuk duhen toleruar”, tha Çuçi.
“Është e patolerueshme të ketë biznese me muzikë pas orës 11 të natës gjatë javës dhe pas orës 12 në fundjavë. Do të keni punë me mua nëse nuk e merrni seriozisht këtë punë. Më keq akoma kur në ndonjë rast ka subjekte që tolerohen duke prishur kështu edhe konkurrencën në biznes e duke krijuar pakënaqësi. Ligji është i njëjtë për të gjithë”, deklaoi Çuçi.
“Vëmendje maksimale edhe në këtë pikë. Zero tolerancë për këto që bën akrobaci me motora uji, që kapërcen kufizimet dhe rrezikon njerëzit. Këto s’kanë lidhje me turizmin që duam të zhvillojmë ne”, shtoi ai.
“Është mirë që ka pasur nje prezence te shtuar te policise se rendit, por ne kete pikepamje eshte vene re nje prezence me shume se ca eshte e domosdoshme ne syte e pushuesve. Afer plazheve nuk duhet te jemi ne ate mase sa pushuesit ti bezdise prania e policise. Sepse kur vjen puna te zonat afer bregut policia eshte shume me e terhequr. Ky eshte nje ekuiliber qe nuk normohet, ju takon juve ta vendosni”, deklaroi ministri.