• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E rrahën nipat e Arben Ndokës, rrëfehet ish-deputeti i PS:

17:39 : 23/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Ish-­deputeti i Lezhës dhe kryetar i PS­-së për 10 vjet, Agostin Marku, denoncon nipat e Arben Ndokës si agresorët e tij, të cilët e kanë qëlluar me armë në mes të qytetit.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, Marku shprehet se katër personat që e kanë sulmuar kanë qenë të veshur me uniformat e Brisk­ut, të maskuar, ndërsa Policia që ka qenë shumë afër, nuk ka bërë asnjë reagim.

Ai akuzon drejtuesit e Policisë së Lezhës se janë të lidhur me agresorët e tij. Ishkryetari i PS­së së Lezhës për një periudhë 10–vjeçare, shprehet se i ka telefonuar si Kryeministrit Rama, ashtu dhe ministrit të Brendshëm Tahiri dhe ka marrë prej tyre keqardhjen për këtë sulm.

Çfarë ka ndodhur para 3 ditësh në Lezhë?

Unë kam shkuar të pi një kafe, kam dalë nga zyra. Kam shkuar të pi kafe në 13:30, pa hyrë në klub akoma, më dolën përpara disa persona të veshur me uniformën e Brisk­ut, të maskuar. Kanë qenë 3­4 veta, 2 prej tyre i kam njohur dhe i kam denoncuar.

Lexo edhe:

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

Inteligjenca Artificiale fiton medalje ari në programim, Google DeepMind e quan revolucion historik

Këta dy që ju keni njohur janë nipat e Arben Ndokës?

Po, janë djemtë e Sandër Ndokës, vëllait të Arben Ndokës. Ata nuk kanë biseduar me mua, por më kanë dalë me armë dhe kanë bërë tri herë qitje me armë, nuk është thjesht shkelma dhe grushte.

Kanë gjuajtur në ajër, apo drejt jush?

Kanë gjuajtur drejt meje dhe njëri nga plumbat madje më ka rrëshqitur në ballë. Unë kam plagë në ballë. Ata thonë që janë shkelma e grushte dhe zënkë e momentit.

Ju keni pasur ndonjë kontradiktë me Arben Ndokën?

Unë nuk kam pasur asnjë kontradiktë as me Arben Ndokën dhe as me njeri tjetër. Sikur t’u kem thënë mirëmëngjes në rrugë do të thosha mos ia kam thënë unë gabim. Nuk kam pasur asnjë kontradiktë me ta.

Me personat që ju kanë dalë me armë, keni pasur ndonjë bisedë?

Nuk kam pasur asnjë bisedë. Më kanë dalë me armë dhe më kanë thënë: “Mos lëviz”. Në orën 1 e gjysmë të ditës, në shesh përpara Prefekturës. Më kanë gjuajtur me armë, unë jam ulur shpejt. Njëri nga plumbat më ka kapur, më ka gërvishtur në ballë. Fati im që jam gjallë. Pastaj kanë filluar të gjithë sipër meje me grushte dhe me shkelma. Të gjithë njerëzit janë larguar, Policia ka qenë afër, por ka bërë sikur nuk e ka parë.

Ju e keni informuar Kryeministrin?
E kam informuar Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, për të gjitha.

I keni shkruar mesazh, e keni telefonuar?
Patjetër.

Ka pasur reagim nga ana e tyre?
Ministri i Brendshëm thotë që janë në kërkim të katërt. Por nuk kanë si të kapen, sepse shefi i komisariatit dhe nëndrejtori i Policisë janë bashkë me ata, rrinë dhe flenë me ata.

Po Kryeministri ju ka kthyer përgjigje?
Kryeministri ka shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur.

Po me zotin Ndoka, keni folur?
S’kam pse të flas me zotin Ndoka, ata tentuan të më marrin jetën.

Ata janë nipat e zotit Ndoka…
S’kam pse të flas unë me zotin Ndoka, çfarë është zoti Ndoka që duhet të flas unë me të?! Ai është thjesht një ish-deputet. Ish-deputet jam edhe unë.

Si i keni aktualisht marrëdhëniet me PS-në e Lezhës?
Me PS-në e Lezhës jam distancuar që në 2013-n, kur ka hyrë krimi. Atëherë kur PS-ja ka ardhur në pushtet, unë kam ikur nga PS-ja. Kam qenë kryetar i PS-së për 10 vite me radhë. Për këto arsye kam ikur nga PS-ja.

A keni ndonjë dyshim përse kanë tentuar t’ju vrasin?
Jo, nuk kam asnjë dyshim. Sepse nuk ka pasur asnjë kontakt dhe problem me ata. Unë them se ka ndodhur vetëm se jam nënkryetar i Këshillit të Qarkut. Qenia ime nënkryetar i Këshillit të Qarkut ata i tërbon dhe i verbon, nuk i lë të bëjnë atë që duan ata. Janë tri qitje me pistoletë në orën 13:30 që janë drejtuar drejt meje. As policia, as media, askush nuk thotë që kanë gjuajtur me armë, por e quajnë një ngjarje për motive të dobëta. Është media, këto segmente të pushtetit, që bashkëpunojnë me ta. Nuk kam frikë unë, se po të kisha frikë nuk flisja.

Çfarë duan ata të bëni ju në Këshillin e Qarkut, që ju nuk e bëni?
Nuk e di unë, duhet ta dinë ata. Ndoshta ata kanë pasur ndonjë mesazh. Nuk më intereson çfarë duan ata, më intereson zbatimi i ligjit. Jam 25 vjet këtu, kam pasur disa funksione. Mua më intereson zbatimi i ligjit dhe jo njerëzit e krimit. /Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025
Teknologji

Inteligjenca Artificiale fiton medalje ari në programim, Google DeepMind e quan revolucion historik

22:17 : 17/09/2025
BOTA

Izraeli i kthehet sërish sulmeve në Liban, dy të vdekur nga goditja me dron

22:01 : 17/09/2025
AKTUALITET

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

Jep 6 300 euro për t’u punësuar në Gjermani, por mjekja mbetet pa punë dhe pa para

21:46 : 17/09/2025
AKTUALITET

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025
Para

Pandeli Majko 'i turpëruar' për foton e djalit me dy gishtat lart

TË GJITHA

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025

Inteligjenca Artificiale fiton medalje ari në programim, Google DeepMind e quan revolucion historik

22:17 : 17/09/2025

Izraeli i kthehet sërish sulmeve në Liban, dy të vdekur nga goditja me dron

22:01 : 17/09/2025

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025

Jep 6 300 euro për t’u punësuar në Gjermani, por mjekja mbetet pa punë dhe pa para

21:46 : 17/09/2025

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com