• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngjela paralajmëron fundin e Vladimir Putinit: Rusia ndodhet përballë një ekuacioni

22:20 : 10/07/2022
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Në një postim në rrjetet sociale, avokati Spartak Ngjela ka analizuar luftë  Rusi-Ukrainë .

Ngjela shkruan se: “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është me të njëjtat parametra shpërbërëse me luftën e Bashkimit Sovjetik kundër Afganistanit”.

Postimi i plotë:

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është me të njëjtat parametra shpërbërëse me luftën e Bashkimit Sovjetik kundër Afganistanit.

Rusia po humbet.

Ekspertët thonë se Ukraina po godet rënde.

Lexo edhe:

REL: Teksa përpjekjet për paqe në Ukrainë po ngecin, a po përgatit Perëndimi sanksione të reja?

Shefi i NATO-s paralajmëron Evropën: Mos u mashtroni nga Rusia, e dimë planin e Putinit

Pajiset me raketat e reja amerikane, kanë krijuar gjendje të fortë tronditjeje në ushtrinë ruse.

Ushtria e Bjellorusisë që është aleate në luftë me Rusinë, ka shfaqur mosrespektim të urdhrit ushtarak: ajo nuk po pranon të luftojë kundër popullit të Ukrainës, duke e quajtur luftën kundër Ukrainës një “gabim fatal”.

Por, këtu te ne, në Tiranë, korrupsioni i lartë shtetëror ka qenë dhe është me Rusinë, dhe ndërkohë po kuptohet që ai është në hall.

Por, çfarë pritet të ndodhë?

l.Në luftërat e padrejta, që vijnë e marrin karakter botëror pasi ato janë shpallur, padrejtësia e sulmuesit që ka shpallur luftën, i kthehet atij në një disfatë shpërbërëse me karakter historik.

Shenjat janë se pikërisht kjo po i ndodh edhe Rusisë.

Por, historianët e mëdhenj na kanë thënë se: historia, pasi është shfaqur një herë si tragjedi nga një luftë shfarosëse, nëse kjo vjen e përsëritet me sens të kundërt dhe po njëlloj, këtë herë ajo vjen si komedi.

Në fakt, koha na e ka vërtetuar se këto janë pikërisht trillet e historisë, dhe, brenda tyre janë fundosur shumë pushtetarë, mbretër dhe presidentë.

E pra, dihet se Rusia e kishte kaluar një luftë të madhe tragjike, me sakrifica sublime dhe me mbi 25 milionë të vrarë, që e fitoi atë në vitin 1945.

Por ja, në mars të këtij viti, presidenti aktual i Rusisë u nis të pushtonte Ukrainën, duke e deklaruar Rusinë jo si Pushtuese, por si viktimë. Ai theksoi se “Ukraina po qeveriset nga neo-Nazistët, të cilët po persekutojnë minoritetin etnik rus”.

Prandaj, pikërisht këtu kemi aspektin e dytë të shfaqjes së luftës që kalon nga tragjedia në komedi, sepse është qesharake ta mendosh naziste qeverinë aktuale të Ukrainës.

Dhe kjo është e vërteta aktuale, sepse, këtë aventurë lufte, të shpallur nga Rusia në mars të këtij viti, nuk e përkrahu asnjë aleat. Domethënë Rusia, befas, pas 77 vitesh kaloi nga tragjizmi Hitler i viteve 1941-1945, te komedia Putin e vitit 2022.

Por pikërisht për këtë arsye, na duhet të parashikojmë se, me humbjen e kësaj lufte, federata Rusia ka shumë mundësi të ndodhet përballë pikëpyetjes së shpërbërjes së vetë federatës.

Prandaj duhen pritur ngjarjet se si ato do të vijojnë.

ll.Po, cilët janë sot përbërësit shtetërore të Federatës së Rusisë?

Ata janë 21shtete me autonomi kushtetuese dhe me gjuhën e tyre plus gjuhën ruse. Dhe janë në autonomi të plotë, si çdo federatë.

Prandaj, përballë kësaj federate gjithçka mund të ndodhë, sepse krizat ekonomike i kanë shpërbërë federatat.

Në çastet e një krize të thellë ekonomike, shteteve të federatës u lindin interesa të reja ekonomike dhe politike, dhe, nisur nga ky shkak, kërkojnë që si shtete, të dalin individualisht nga kriza.

Rasti më i fundit ka qenë shpërbërja e federatës së Bashkimit Sovjetik, e cila u shpërbë kryesisht nga kriza e rëndë ekonomike që kaloi Bashkimi Sovjetik me luftën kundër Afganistanit në periudhën 1989 – 1991.

Prandaj, për faktin që po ndodhemi sërish në të njëjtën situatë në funksion të krizës ekonomike, na duhet të parashikojmë që federata Ruse do të marrë të njëjtën goditje, sepse Rusia po përplaset aktualisht me një krizë të vërtetë ekonomike e cila mund të degradojë në një krizë të plotë politike.

lll.Gjithmonë duhet të kujtohemi se luftërat e padrejta i kanë përmbysur të gjitha perandoritë.

Edhe Rusia sot, për faktin që është një shtet diktatorial i krijuar nga pushteti autokratik i një individi, nga një pikë vështrimi, perandori është. Sepse në një periudhë të gjatë rreth 30 vjeçare, Rusia po drejtohet nga pushteti autokratik i një njeriu: Vladimir Putin.

Këtu sigurisht vjen tani dhe mbështetet e gjithë arsyeja analitike që kemi trajtuar më lart: Rusia ndodhet përballë këtij ekuacioni – autokraci, plus kriza ekonomike si pasojë e një lufte pushtuese që e ka nisur vetë, është barazi me shpërbërjen e federatës.

Në fakt, këtë na i ka mësuar historia në shumë raste perandorish pushtuese të ngjashme me këtë që po i ndodh Rusisë.

Por, rasti më identik është rasti i shpërbërjes se perandorisë së Bashkimit Sovjetik, e cila ndodhi po njëlloj: një luftë pushtuese e Bashkimit Sovjetik kundër Afganistanit, që i krijoi krizën ekonomike, dhe kriza ekonomike solli shpërbërjen e federatës së Bashkimit Sovjetik.

Etiketa: Spartak Ngjelavladimir Putin

Lajme të lidhura

BOTA

REL: Teksa përpjekjet për paqe në Ukrainë po ngecin, a po përgatit Perëndimi sanksione të reja?

10:47 : 09/09/2025
BOTA

Shefi i NATO-s paralajmëron Evropën: Mos u mashtroni nga Rusia, e dimë planin e Putinit

17:49 : 04/09/2025
BOTA

Miku i Ramës në takim me Putinin dhe presidentin Kinez

22:39 : 03/09/2025
BOTA

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

17:39 : 01/09/2025
BOTA

Putin dhe Vuçiç takohen në Kinë, në axhendë edhe çështja e Kosovës

18:45 : 29/08/2025
BOTA

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen

22:40 : 22/08/2025
Para

Qeveria në Kosovë detyron baret e restorantet t’u shërbejnë klientëve ujë

TË GJITHA

Dekretimi i zgjedhjeve për Tiranën/ Bardhi: Begaj, robot që komandohet nga Rama! Kreu puç kushtetues

16:37 : 01/10/2025

Dështon sërish vendimi për “Sterilizimin”, gjyqtari-avokatëve: Jeni bërë si nxënësit e shkollës…

16:34 : 01/10/2025

Tragjedi në Nigeri, fundosja e varkës i merr jetën 26 pasagjerëve

16:34 : 01/10/2025

Pesticide mbi normë, edhe Sllovenia bllokon një sasi specash nga Shqipëria

16:19 : 01/10/2025

Aksidenti hekurudhor në Tempi, kërkesa e avokates shtyn zhvarrimin e trupit të djalit të grevistit shqiptar

16:15 : 01/10/2025

Begaj i bindet Ramës, cakton datën për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

16:03 : 01/10/2025

VIDEO/ Shp*rthim në New York, shembet pjesa anësore e një pallati në Bronx

16:01 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com