Një turiste polake, e cila kishte zgjedhur Sarandën për të pushuar, raportohet se është rrëzuar në tualet, ku ka pësuar dëmtime të rënda.
Nga të dhënat e para, turistja 58-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë, ndërsa është transportuar në urgjencën e spitalit të qytetit.
Mjekët kanë konstatuar hemoragji të brendshme dhe për pasojë kanë vendosur t’a transportojnë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.