• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Takimi i NATO-s/ Çfarë armësh të reja i janë premtuar Ukrainës?

20:23 : 01/07/2022
në BOTA

Ndërsa udhëheqësit e NATO-s u takuan në Madrid këtë javë, Ukraina kërkoi armë të rënda për të mposhtur agresionin rus. Por çfarë është premtuar dhe sa janë realizuar premtimet ?

Këtë javë në Britani mbi 450 trupa ukrainase përfunduan trajnimin për përdorimin e armëve të reja, përfshirë sisteme moderne raketash “MLRS”, të afta të lëshojnë disa raketa përnjëherësh. Këto armë vlerësohen si vendimtare në luftën kundër artilerisë ruse.

“Raketat perëndimore kanë aftësi gjurmuese dhe janë më të përparuara se armatimi rus. Kjo u jep ukrainasve më shumë hapësirë veprimi”, thotë kapiteni i ushtrisë britanike James Oliphant.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me disa sisteme të tilla si dhe armatime të tjera të rënda, mes të tjerash dronë, autoblinda, dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha udhëheqësve të NATO-s se vendi i tij ka nevojë urgjente për armë më të avancuara.

Lexo edhe:

Përgatitje për misionin e NATO-s në Bullgari, ushtarët shqiptarë stërvitje te Vau i Dejës

E pakapshme nga sistemet mbrojtjes të NATO-s! E vërteta e raketës ruse me të cilën mburret Putin

“Duke na dhënë këto armë, ju mund të shkatërroni plotësisht taktikat ruse të rrënimit të qyteteve dhe terrorizimit të popullsisë civile”.

NATO-ja nuk po e furnizon Ukrainën me armë. Zëri i Amerikës bisedoi me ish-Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Evropën dhe NATO-n, Jim Townsend.

“NATO-ja, si një institucion, nuk po ofron armatime, sepse nuk i ka ato. Aleatët e saj po e bëjnë këtë. Ndaj NATO-ja ka mbështetur vendet që kanë ndihmuar sipas mundësisë. Duhet që ritmi i përvetësimit dhe trajnimit të përputhet me nevojat e situatës dhe kjo po ndodh”.

Pavarësisht kufizimeve, disa anëtarë të NATO-s kanë bërë premtime të reja në takimin e Madridit. Presidenti Joe Biden tha se një mbështetje ushtarake shtesë, prej 800 milionë dollarësh, ishte në rrugë e sipër drejt Ukrainës – pjesë e zotimit prej mbi 7 miliardë dollarësh të Uashingtonit për Ukrainën.

“Sisteme të reja të avancuara të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, artileri dhe municione, radarë kundër artilerisë, municione shtesë për sistemet e raketave HIMARS, që tashmë i kemi dhënë Ukrainës dhe më shumë sisteme të tilla nga vende të tjera”, tha Presidenti Biden ndërsa foli për ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Të enjten, Britania premtoi 1.3 miliardë dollarë shtesë në ndihma ushtarake, duke e çuar kontributin e saj të përgjithshëm në 2.8 miliardë dollarë.

Franca tha se planifikon të dërgojë gjashtë sisteme shtesë të artilerisë me rreze të gjatë veprimi, duke e çuar totalin në 18. Sipas njoftimeve, Ukraina i ka vendosur këto armatime në Detin e Zi, pranë ishullit të Gjarpërit, të rimarrë nga forcat ukrainase.

Gjermania është zotuar të dërgojë në korrik 15 tanke kundërajrore, ndërsa Spanja po shqyrton dërgimin e rreth 40 tankeve Leopard të prodhimit gjerman, megjithëse kërkohet miratimi i Berlinit.

Ndërsa lufta hyn në muajin e pestë, Perëndimi ende nuk ka furnizuar Ukrainën me sasinë e armëve të rënda të kërkuara prej saj. Fabrice Pothier, Ish Shef i Planifikimit të Politikave të NATO-s, thotë për Zërin e Amerikës se Perëndimi duhet bëjë përllogaritje më të thella politike.

“Ekziston mendësia e një përllogaritje politike se kjo do të ushqejë dhe do të ndikojë në një përshkallëzim që del jashtë kontrollit. Në një farë mënyre, e kuptoj këtë mënyrë të llogjikuari, por mendoj se është tejet e gabuar. Sepse në thelb, nënkupton se po i kërkojmë zotit Zelenskyy të luftojë me një dorë të lidhur pas shpine.”

Ukraina thotë se ka nevojë për një rritje dhjetëfish të furnizimit me armë për t’u përballuar me arsenalin e ushtrisë ruse./VOA/

Etiketa: Bidennato

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgatitje për misionin e NATO-s në Bullgari, ushtarët shqiptarë stërvitje te Vau i Dejës

18:41 : 31/05/2026
BOTA

E pakapshme nga sistemet mbrojtjes të NATO-s! E vërteta e raketës ruse me të cilën mburret Putin

15:54 : 31/05/2026
BOTA

NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani

09:22 : 31/05/2026
BOTA

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa, planet do t’i paraqiten NATO-s

18:55 : 30/05/2026
BOTA

Rutte pas rrëzimit të dronit rus në Rumani: NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit

15:16 : 29/05/2026
BOTA

Sulmi në Rumani/ Reagon NATO: Dënojmë papërgjegjshmërinë e Rusisë

09:23 : 29/05/2026
Para

Pamjet e sherrit ku mbeti i vdekur 42 vjeçari grek, si u dhunua nga dy shqiptarët

TË GJITHA

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom