Nga Sali Berisha
20 shkurti, dita e madhe e lirisë dhe dinjitetit të qytetareve dhe kombit shqiptar, dita e kujtesës tonë kombëtare!!
Si sot 26 vite më parë, Revolucioni Demokratik do të kulmonte me 20 shkurt të vitit 1991 me përballjen më të fuqishme midis forcave demokratike dhe atyre komuniste dhe shembjen në Tirane të shtatores dhe kultit të diktatorit mizor Enver Hoxhës, kultit më të ligë, më të turpshëm, me poshtërues dhe më barbar që shqiptarët kishin krijuar dhe përjetuar në tërë historinë e tyre. Në këtë kontekst mund të thuhet se ora 14:05 e 20 shkurtit të vitit 1991 është dhe mbetet dhe ora e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve.
20 shkurti 1991 është pra dita e ngadhënjimit e çlirimit te qytetareve shqiptar nga kulti, adhurimi i mostrës se tyre kombëtare, Enver Hoxhës, diktatorit qe ne 47 vite te sundimit te tije barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi apo eliminoi me uri kronike, sëmundje ne sistemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijëra shqiptare, dy here me shume se sa te gjithë diktatoret e tjerë te vendeve ish-komuniste te Europes përveç Bashkimit Sovjetik.
Me 20 shkurt te vitit 1991 qindra mijëra qytetare te Tiranes dhe mbare Shqipërisë, te organizuar nga Partia Demokratike dhe Sindikatat antikomuniste u mblodhën ne Qytetin Studenti ne revoltën me masive e me te fuqishme ne tere historinë tone, ne mbështetje te grevës se urisë te mbi 720 studenteve, greve epike qe kurorëzoi lëvizjen studentore te shkurtit 1991 te organizuar nga PD dhe Shoqata Studentore Shqiptare.
Me 20 shkurt te vitit 1991, uragani i lirisë i qytetareve, te rinjve, studenteve, te persekutuarve, me i madhi qe Shqipëria kishte patur ne tere ekzistencën e saj, do vërshonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skënderbej dhe me një energji “nukleare”, guxim ne kufijtë e legjendës do te përballej dhembe për dhembe me diktaturën me te egër te Europes, do te ngrihej mbi tanket, mitralozat dhe blindet, pancirët e saj dhe do përmbyste ne ora 14:05 shtatoren e diktatorit çnjerëzor Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar te Pasluftës se Dyte Botërore, siç do ta quante ne deklaratën e Samitit te Parisit, Bashkimi Demokratik Europian, organizate qe gruponte te gjitha partitë e qendrës se djathte te Europes dhe Botes!
Ne piedestalin e zbrazur te shtatores se diktatorit gjaksor, qytetaret heronj te Tiranes vendosen Flamurin tone te lire Kombëtar; Flamurin e Skënderbeut.
Revolta gjigante e shqiptareve e 20 shkurtit te vitit 1991 detyroje Ramiz Aline te kapitulloj dhe te firmos heqjen e emrit Enver Hoxha Universitetit dhe plotësimin e te gjitha kërkesave te grevës te urisë te mbi 720 studenteve dhe pedagogeve te Universitetit te Tiranes dhe shkollave te tjera te larta te vendit!
Me 20 shkurt te vitit 1991 shqiptaret çliruan veten e tyre nga zinxhirët e pushtimit me barbar te mendjeve, shpirtrave dhe lirive te tyre. Ata, me zvarritjen, prerjen e kokës se shtatores se diktatorit i bene gjyqin publik antikrishtit te historisë se tyre, qe u kishte ndaluar me kushtetute Krishtin, Muhamedin e madje edhe vet Zotin.
Por 20 është dhe dita e shembjes se busteve te gjalla, bllokmenëve hoxhist, gjakpirës ne pushtet, regjimit te tyre mizor dhe është gjithashtu ditëlindja e dyte e Partisë Demokratike, e cila jo vetëm organizoi dhe drejtoi me sukses, guxim dhe vendosmëri lëvizjen studentore dhe mbare popullore, revolucionin demokratik te shkurtit 1991 por qëndroi fuqishëm ndaj grushtit te shtetit, kurtheve dhe akteve terroriste, te klikës komuniste ne pushtet qe kishin si qellim hakmarrës primitiv shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme dhe shkatërrimin e Partisë Demokratike, asgjësimin e saj.
Ne valën e terrorit te egër te klikës hoxhiste u ekzekutuan ato dite, pa gjyqe nga falangat e krimit ne pushtet, ne rrugët e Tiranes, sportisti i njohur Artan Lenja dhe 11 qytetare te tjerë!
Nderim përjetë martireve te shkurtit te vitit 1991, studenteve dhe pedagogeve greviste te urisë dhe te gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe firmosen me gjakun, sakrificat, trimërinë e tyre shembullore librin e lirisë dhe dinjitetit te shqiptareve!
Por 20 shkurti 1991, si dita e ngadhënjimit te qytetareve me te shtypur, me te dhunuar, me te izoluar e me te uritur te botes, mbi tiraninë me çnjerëzore e me te egër te kohërave, është gjithashtu dita e Kujtesës tone kombëtare. Kjo është dita e nderimit te sakrificës, dhimbjeve, vuajtjeve te qindra e mijëra burrave dhe grave, te rejave e te rinjve, fëmijëve dhe te moshuarve qendrestarëve, viktimave te kalvarit horror te regjimit te satanit shqiptar, Enver Hoxha.
Prandaj sot le te përulemi me nderimin dhe mirënjohjen tone me te thelle para te gjithë atyre, qe lanë rininë, ëndrrën, te ardhmen, jetën para skuadrave te pushkatimit apo ne kampet dhe burgjet e diktaturës si viktima te luftës se klasave, kundërshtare te regjimit apo qe vuajtën nga uria dhe vdiqën nga sëmundjet e saj ne sistemin skllavopronar te diktaturës hoxhiste!!
Te dashur miq, sot pas 26 viteve qindra mijëra qytetare shqiptare mbushen si atëherë serish rrugët dhe sheshet e Tiranes ne protestën me te madhe qe nga ajo dite lëvizjen, revolucionin demokratik te Shkurtit 2017 për përmbysjen e sistemit te Banditokracise, qe bijtë e etërve terroriste, me kryebanditin Edvin Kristaq Rama ne kupole, kane vendosur ne Shqipëri.
Kështu qe ky 20 shkurt, është dita kushtrimit te lirisë, guximit, trimërisë se qytetareve shqiptar për t’ju rezervuar me revolucion demokratik bijve bastard fatin e merituar te etërve primitiv! Fitore!!