• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Stoltenberg: Përballemi me sfidën më të madhe që prej Luftës së Dytë Botërore

10:34 : 29/06/2022
në AKTUALITET, BOTA

Lexo edhe:

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

Vera e poshtërimit të Europës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Spanjë, për të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s në Madrid. Kryeministri së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  z. Jens Stoltenberg dhe Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez.

Në vijim, Kryeministri Rama do të ndjekë seancën plenare të Samitit, ku të pranishëm do të jenë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Përballemi me sfidën më të madhe që prej Luftës së Dytë Botërore”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë fjalës së tij në nisje të atij që e cilësoi një samit historik dhe transformues në Madrid. Rusia, tha ai, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë, dhe shpresoj që shtetet anëtare të shprehen qartë lidhur më këtë.

Plani i ri strategjik i aleancës, sipas Stoltenberg, do të reflektojë edhe një realitet të ri lidhur me Kinën. Shefi i NATO-s tha se nuk e konsideron Pekinin si kundërshtar, por pret që aleatët të pajtohen se ajo është një sfidë për vlerat dhe interesat e tyre.

Një ditë para nisjes zyrtare të punimeve, Turqia hoqi veton për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, pas kundërshtimit fillestar që dy vendet t’i bashkoheshin aleancës ushtarake. Ministrat e Jashtëm të tri vendeve firmosën në Madrid një marrëveshje ku angazhohen të mbrojnë sigurinë e njëri-tjetrit, duke i dhënë fund kështu dramës disajavore që testoi unitetin e aleatëve kundër luftës ruse ne Ukrainë.

Nënshkrimi u bë në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe Kryeministres suedeze Margaret Andersson, pas një takimi që zgjati katër orë.

Marrëveshja adreson shqetësimet e Ankarasë me Suedinë që ka pranuar të intensifikojë punën lidhur me kërkesat e Turqisë për ekstradimin e militantëve të dyshuar. Dy vendet do të heqin gjithashtu embargon ndaj shitjes se armëve për Turqinë.

“Jam i lumtur të njoftoj se tani kemi një marrëveshje që i hap rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum që adreson shqetësimet e Ankarasë përfshirë eksportin e armëve dhe luftën kundër terrorizmit”, tha Stoltenberg.

Turqia vuri veton ndaj ambicieve të dy vendeve nordike pasi i akuzonte për strehimin e militantëve kurdë, dhe ishte e zemëruar për embargon ndaj shitjes së armëve. Shtetet e tjera anëtare të cilat mbështesnin plotësisht kërkesën e Stokholmit dhe Helsinkit lobuan për javë me radhë që pengesa turke të shembej.

Presidenti finlandez Sauli Niisto tha se tri vendet ishin angazhuar për të zgjeruar mbështetjen kundër kërcënimeve të sigurisë së njëri-tjetrit. Kryeministrja suedeze, Andersson e cilësoi këtë një hap shumë të rëndësishëm për NATO-n, ndërsa zyra e presidentit turk tha se vendi kishte marrë gjithçka që kërkonte nga Suedia dhe Finlanda.

Etiketa: Jens StoltenbergnatoSamiti i NATOstoltenberg

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025
AKTUALITET

Vera e poshtërimit të Europës

15:37 : 02/08/2025
BOTA

Analiza e DW: A do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?

08:15 : 28/07/2025
BOTA

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

17:54 : 27/07/2025
BOTA

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025
BOTA

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

15:18 : 17/07/2025
Para

Mikela Pupa konfirmon ndarjen nga Erion Kukaj (Foto)

TË GJITHA

WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com