Shumë përdorues kanë raportuar probleme me funksionimin e Facebook gjatë minutave të fundit, duke hasur vështirësi në ngarkimin e përmbajtjes së platformës.
Sipas raportimeve, faqja hapet normalisht, por shfaq vetëm elementë gri të ngarkimit, pa mundur të shfaqë postimet, faqet apo seksionet e tjera të rrjetit social. Problemet janë raportuar si në versionin desktop ashtu edhe në aplikacionin mobil.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Meta lidhur me shkakun e situatës. Përdoruesit vijojnë të raportojnë vështirësi në aksesimin normal të Facebook, ndërsa pritet një sqarim zyrtar nga kompania nëse problematika do të vazhdojë edhe në orët në vijim.
Po ashtu disa përdorues thonë se kanë probleme dhe me Instagramin.














