Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje dosjen “SASPAK”.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një prej avokatëve, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 3 dhjetor.
Mësohet se Beqaj ka kërkuar t’i lejohet akses në një nga ambientet e gjykatës që të ketë mundësinë të dëgjoj përgjimet dhe të shikoj provat pasi sipas tij në burg e ka të pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve.
SPAK e akuzon Ilir Beqajn se ka vjedhur fondet e BE-së kur drejtonte agjencinë e SASPAK. Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi.












