Një episod i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme para ndeshjes Shqipëri–Angli në stadiumin “Air Albania”.
Një tifoz anglez, i ardhur në Tiranë për të ndjekur përballjen ndaj kuqezinjve, ka mbetur i bllokuar në një nga portat e sigurisë së stadiumit.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur dera e sigurisë është mbyllur papritur gjatë kalimit, duke bërë që tifozi të mbetet i izoluar mes dy portave.
Situata ka shkaktuar habi tek të pranishmit, ndërsa ekipi i sigurisë së stadiumit ka ndërhyrë për të zhbllokuar sistemin dhe për ta nxjerrë tifozin.
Fatmirësisht, incidenti u zgjidh pa pasoja, por ngre pikëpyetje mbi funksionimin e mekanizmave të sigurisë në stadium, sidomos në ndeshje me interes të lartë ndërkombëtar.
View this post on Instagram














