Një rrëshqitje dherash është regjistruar të mërkurën në mesditë në fillim të aksit të ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në një prej skarpateve të saj.
Rrëshqitja ka shtuar shqetësimet për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kësaj rruge, e cila u përurua pas 14 vitesh punime dhe me një kosto prej 260 milionë eurosh. Rruga e re kombëtare Qukës–Qafë Plloçë, u inaugurua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku më 5 shtator të këtij viti.
Përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt tregon për probleme serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, një rrëshqitje shkëmbore në të njëjtin aks bllokoi për orë të tëra njërën korsi të qarkullimit.














