Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka raportuar kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Në fjalën e saj shkurt, ajo bëri një prezantim të buxhetit dhe më pas kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura.
Kundër doli opozita, e cila tha se është e përcaktuar me ligj se çfarë është sekret shtetëror. Flamur Noka kërkoi që raportimet e drejtueses së SHISH të bëheshin publikisht për të treguar transparencë.
“Terri informativ mbulon këtë komision në raportin e SHISH. Është herë e parë që termi transparencë nuk ekziston. Tallet zonja dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund ti hedhim hi syve shqiptarëve. Sekreti shtetëror është i përcaktuar me ligj. Ky nuk është raportim, por është “më ka çuar nëna me la gojën”.– tha Noka.














