Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”.
Gjatë seancës dëshmoi Agim Gjini, për vrasjen e Elvis Dedjas. Gjini ka qenë i dënuar më herët në kuadër të hetimeve për këtë çështje.
Ai tregoi se ka punuar në një karburant në pronësi të Festim Qolit dhe Elvis Dedjas (Loshi), dy persona të lidhur me njëri-tjetrin përmes biznesit dhe miqësive të vjetra.
“Marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit ishin të mira, por patën një konflikt për një vajzë. Pas vrasjes së Elvisit, Festimi ishte në Durrës. Kishte frikë se mos e vrisnin edhe atë,” tha Gjini gjatë dëshmisë së tij.
Ai shtoi se Nuredin Dumanin e njeh personalisht, pasi është kushëri nga nëna, dhe se ai “vinte shpesh te karburanti, si djalë lagjeje”.














