• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal! Babai i kreut të Tatimeve kërcënon avokatin: Unë them do thyesh kokën

21:30 : 06/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Emisioni Vetting 

Më 23 tetor 2025, emisioni “Vetting” publikoi problemet dhe shkeljet që rëndojnë mbi administratën tatimore, shkeljet të cilat raportohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në këtë material u ekspozua fakti se Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj e ka ushtruar dhe e ushtron detyrën publike në konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të disa ligjeve. Kjo pasi babai i kryetatimorit Binaj, Agim Binaj zotëron dy kompani auditimi, ndërkohë ligji i ndalon që familjarët e drejtuesit të tatimeve të kenë kompani auditimi.

Por këto fakte nuk u pritën mirë nga Agim Binaj, i cili kontaktoi njërin nga personat që folën për problemet që kishte Administrata Tatimore dhe konfliktet e interesit. Ky person do të ishte avokati Muharrem Doku, i cili ka punuar si drejtor auditi te tatimet.

  1. MUHARREM DOKU: Unë jam shumë i përgjegjshëm.

AGIM BINAJ: Prit! Mos u nxito.

  1. MUHARREM DOKU: E paskam shkruajtur unë?

AGIM BINAJ: Po mirë, mo dil thuaje publikisht, këto s’janë llafet e mia.

Lexo edhe:

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

  1. MUHARREM DOKU: Se të duhet ty? Se të duhet ty?

AGIM BINAJ: Mua më djeg/duhet?

  1. MUHARREM DOKU: Po ty të djeg!

AGIM BINAJ: Unë as e çaj b*thën fare.

  1. MUHARREM DOKU: Në rregull.

AGIM BINAJ: Pse? Sepse jam aq i pastër, jam aq i pastër sa ty nuk ta merr mendja.

  1. MUHARREM DOKU: E kuptova sa i pastër je!

AGIM BINAJ: Ah mirë, në rregull.

  1. MUHARREM DOKU: E kuptova sa i pastër je!

AGIM BINAJ: Atëhere në rregull.

  1. MUHARREM DOKU: Ok.

AGIM BINAJ: I dashur…

  1. MUHARREM DOKU: Hajde mirupafshim.

AGIM BINAJ: Të dëgjoj të mirat!

  1. MUHARREM DOKU: Faleminderit!

AGIM BINAJ: Të dëgjojë të mirat, jo të keqen!

  1. MUHARREM DOKU: Faleminderit!

AGIM BINAJ: Po mos u merr me njerëzit e ndershëm… se do flasësh me vete nesër.

  1. MUHARREM DOKU: Do flasësh ti, jo unë!

AGIM BINAJ: Unë?!

  1. MUHARREM DOKU: Mua mos më bëj kërcënime! Do flasësh ti, jo unë.

AGIM BINAJ: Unë do flas?

  1. MUHARREM DOKU: Kërcënime mos bëj…

AGIM BINAJ: Unë jam i drejtë.

  1. MUHARREM DOKU: Me mua do të dalin punë. Me mua të del punë!

AGIM BINAJ: Me mua?

  1. MUHARREM DOKU: Eee…

AGIM BINAJ: Për çfarë?

  1. MUHARREM DOKU: Se po më bën kërcënime.

AGIM BINAJ: Unë s’bëj kërcënime.

  1. MUHARREM DOKU: Do thyesh kokën, jam i ndershëm (i referohet kërcënimeve nga Agim Binaj), do të dalin

punë.

AGIM BINAJ: Unë them do thyesh kokën se akuzon kot.

Ky është vetëm njëri prej rasteve që ne treguam sot, ku babai i kryetatimorit Binaj kërcënon avokatët që thjesht kanë folur për provat dhe faktet që ka ekspozuar “Vetting”. Për “Vetting”, avokati Muharrem Doku, i cili ka qenë viktimë e presionit të babait të kryetatimorit Ilir Binaj deklaron se do t’u drejtohet institucioneve ligjzbatuese.

“Duke qenë se mora një formë kërcënimi nga zotëria Agim Binaj kam menduar që këtë çështje ta ndjek në mënyrë ligjore, pra me kallëzim në prokurori”, tha i shqetësuar avokati Doku.

Në vazhdim të këtij artikulli, më poshtë keni një përmbledhje të shkrimit të mëparshëm të publikuar në 29 tetor 2025. Në atë shkrim dalin në pah shkeljet ligjore të drejtorit aktual, ku babai i vet Agim Binaj duhet të kishte shitur aksionet që i biri mos të ishte në konflikt interesi ose vetë kryetatimori Binaj duhet të mos e kishte pranuar detyrën, gjë që nuk ka ndodhur.

Vetting zbulon konfliktin e interesit të Kryetatimorit Ilir Binaj! Babi auditon, i biri firmos! Flasin ekspertët: Ka shkelje ligjore, dyshime për korrupsion!

Prej disa vitesh Administrata tatimore shqiptare ndodhet në qendër të skandaleve që përfshijnë shkeljet me konflikt interesi, dypunësim dhe mungesë të theksuar transparence në nivelet më të larta të saj. Në tetor 2024, në krye të tatimeve do të emërohej Zoti Ilir Binaj, një figurë me përvojë ndërkombëtare në fushën e auditimit. Por emërimi i tij, që në fillim u konsiderua si fillimi i një reforme, është kthyer në një rast të rëndë për shkelje të ligjit.

Binaj ndodhet në një konflikt të hapur interesi, pasi i ati, Agim Binaj, zotëron dy kompani auditimi “ASC CPAs” dhe “TPA Albania” që janë të licencuara në Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar dhe operojnë në të njëjtin sektor që mbikqyret nga vetë Drejtoria e Tatimeve. Kjo situatë, sipas juristëve dhe ish-zyrtarëve të administratës tatimore, bie ndesh me ligjin për konfliktin e interesit dhe me ligjin “Për Procedurat Tatimore” i ndryshuar, që ndalojnë çdo formë ndërveprimi ose ndikimi të mundshëm mes interesave private familjare dhe detyrës publike.

Sipas avokatëve, rasti i një Drejtorit të Përgjithshëm kur babai ka kompani auditimi është shkelje e këtyre dispozitave ligjore, pasi Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve nuk mund të ushtrojë kontroll mbi kompanitë e babait të tij pa rrezikuar konflikt institucional dhe presion mbi nëpunësit që kryejnë auditime. Kjo gjendje, sipas ekspertëve, minon integritetin e administratës dhe krijon perceptim publik për favorizim dhe ndikim të padrejtë në tregun e auditimit.

Ky konflikt thellohet edhe më shumë nga fakti se kryetatimori Binaj, sipas deklarimeve të tij pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka qenë i punësuar njëkohësisht në kompaninë ndërkombëtare të auditimit “Croë LLP”, e cila ka degë aktive në Shqipëri. Ky përbën një rast të qartë dypunësimi dhe konflikt interesi, pasi drejtori i Tatimeve mbikqyr bizneset, duke qenë vetë pjesë e një kompanie që operon në fushën e auditimit. Ligji i ndalon në mënyrë kategorike zyrtaërt e lartë publikë që të kenë përfitime financiare nga kompani të fushës që ata kontrollojnë.

Këto dyshime rëndohen nga mungesa e reagimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili në shkelje të ligjit nuk ka publikuar dokumentet e vetëdeklarimit të Binajt dhe nuk ka hapur asnjë hetim administrativ mbi rastin. Kjo heshtje institucionale ngre pikëpyetje mbi funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe mbi pavarësinë e vetë ILDKPKI-së, ky përgjegjësinë kryesore e ka kryeinspektorja Evgjeni Bashari dhe Sekretari i Përgjithshëm Arbër Basholli, persona që janë vendosur në dijeni pas transmetimit të emisionit në 29 tetor 2025.

Rasti i Binajt nuk është i izoluar. Paraardhësi i tij, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, është nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim gjatë kohës që drejtonte Tatimet. Edhe Klosi është akuzuar për konflikt interesi, pasi zotëron një kompani private në Mbretërinë e Bashkuar (“First Bar Limited”) të pashënuar në formularët e vetëdeklarimit. Mungesa e ndëshkimit për Klosin, sipas ekspertëve ligjorë, ka krijuar një precedent të rrezikshëm që inkurajon zyrtarët e tjerë të mos i frikësohen shkeljeve të tilla.

Në këtë kontekst, raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit e përforcojnë idenë e një administrate tatimore të mbërthyer nga interesat personale dhe mungesa e kontrollit të brendshëm. Auditi evidenton se procedurat e kontrollit tatimor janë jashtë afateve ligjore, me qindra dosje të pazgjidhura që prej vitit 2017 dhe me mangësi serioze në menaxhimin e burimeve njerëzore e aseteve publike.

Në përfundim, ajo çfarë del nga hetimet tregon një administratë tatimore në krizë besueshmërie, ku interesat familjare dhe mungesa e transparencës janë bërë pjesë e funksionimit të përditshëm.

Rasti Binaj dhe i paraardhësit Klosi shërbejnë si shembuj të një problemi strukturor që kërkon hetim të plotë nga institucionet ligjzbatuese dhe reformim të thellë për të rikthyer besimin te administrata tatimore shqiptare, pranë bizneseve dhe interesave të publikut.

Etiketa: Agim Binajilir binajtatimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

21:26 : 27/10/2025
AKTUALITET

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

21:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Babai audition, i biri firmos/ Ilir Binaj i Tatimeve në konflikt interesi, fsheh kompaninë private në Angli

21:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

12:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

18:49 : 27/09/2025
AKTUALITET

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarent”

22:56 : 24/08/2025
Para

Qyno zbërthen strategjinë e SPAK-ut: Si iu komunikua akuza me urgjencë Belinda Ballukut

TË GJITHA

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/11/2025

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025

Ish-deputeti i PD në përgjimet e Ballukut, Balliu: Ishte i Lulit ai

22:51 : 06/11/2025

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com