E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Egli Tako foli hapur për jetën personale dhe marrëdhëniet romantike. Artistja tregoi se pas eksperiencës në “Big Brother VIP” ka ndryshuar jo vetëm profesionalisht, por edhe në mënyrën si e sheh dashurinë.
“Po, më kanë ndryshuar gustot. Kam kuptuar që dua diçka tjetër, meritoj diçka tjetër nga një marrëdhënie romantike, sepse e njoh veten dhe e di sa shumë jap për një njeri. Meritoj të marr të njëjtën vëmendje, pse jo edhe më tepër, sepse në fund të fundit jemi vajza dhe e meritojmë,” u shpreh Egli.
Gjatë një segmenti “Pyetje – Përgjigje”, ajo tregoi tiparet e partnerit ideal: “Nuk më intereson vetëm bukuria. Dua të jetë i këndshëm, i lezetshëm, burrëror… dhe pak humor i shton më shumë.”
Egli shtoi se nuk ndjen nxitim për një lidhje të re: “Jam shumë mirë me veten dhe kur je mirë me veten, gjërat e bukura vijnë. Jetoj jetën time shumë e lumtur dhe falënderuese ndaj Zotit dhe ndaj të gjithëve.”













