Në Konferencën e Kryetarëve, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se nuk mund të miratojnë kalendarin për diskutimin e pr.buxhetit 2026 pa paketën fiskale, e cila ende nuk është dorëzuar në Kuvend.
Ministri Malaj shpjegoi se paketa fiskale do të dorëzohet brenda javës në Kuvend, pasi është ende në konsultim me grupet e interesit dhe se i është dërguar faktorit ndërkombëtar.
DEBATI
Tabaku: Çfarë do të miratojmë ne kur ende nuk ka ardhur paketa fiskale, edhe pse në projektbuxhet janë parashikuar të ardhura që rriten prej paketës fiskale.
Peleshi: Nuk kushtëzohet prezantimi i buxhetit me paketën fiskale.
Malaj: Paketa fiskale është në konsultim me grupet e interesit dhe kryesisht me faktorin ndërkombëtar, po bëjmë përafrim të legjislacionit tatim dhe doganor me direktivat e BE, jemi të detyruar ta konsultojmë edhe me ata. Do vijë në Kuvend gjatë javës së ardhshme. Nuk presim ndryshime në paletën fiskale, por për procedurë duhet tua përcjellim që të marrim dritë jeshile.
Balla: Qeveria mund të vendosë që s’do e sjellë fare












