• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 2 mln €, Berberi i çoi foto me listën e renditjes së kompanive, Balluku ndërhyri për ndryshimin e fituesit

09:08 : 04/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja penale Nr.136 ku tashmë veç zv/kryeministres së Shqipërisë Belinda Balluku, të pandehur janë marë dhe 5 zyrtarë të tjerë të ministrisë si Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se çështja kundër 6 personave të mësipërm ka rrjedhur si derivat i hapjes së 4 aparateve telefonike të Evi Berberit, që aktualisht është arrestuar dhe ndodhet në burg.

Sipas informacioneve të siguruara zv/kryeministria njëherësh Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, ka dalë pikërisht në njërin nga telefonat e sekuestruar Evis Berberi, duke folur me këtë të fundit dhe urdhëruar atë për ndryshimin e listës së renditjes së fituesve.

Urdhërat janë dhënë në telefon nga Balluku. Ndërsa pjesa poshtë e zyrtarëve duke filluar nga ish-drejtori i ARRSH-së dhe në vijim nga Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë zbatuar urdhërin në mënyrë kronologjike dhe unisong me njëri-tjetrin, duke çuar deri në fund porosinë e dhënë nga Balluku.

Përmes disa bisedave të nxjera nga telefonat e sekuestruar të Berberit, Balluku, njoftohet nga Evis Berberi, i cili i dërgon në aplikacionin “Ëhats app” një dokument.

Lexo edhe:

Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Dokumenti u firmos në maj të këtij vitit

Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Balluku ishte masha e tij

Në dukje shihet se përmbajtja e dokumentit flet për renditjen e kompanive që kishin garuar në tenderin 2 milion euro të hapur nga ministria e Infrastrukturës lidhur me supervizimin e punimeve që po kryheshin në tunelin e Llogarasë.

Balluku menjëherë sapo njihet me renditjen, fillon të shkembejë mesazhe me Evis Berberin duke e orientuar dhe urdhëruar këtë të fundit të anullojë praktikën e prokurimit dhe rihapjen sërisht me qëllim ndryshimin e renditjes së kompanive fituese.

Pavarësisht se me ligj titullari i institucionit e ka të ndaluar të meret me procedurat tenderuese dhe ankande, në fakt në shumë raste ministrant janë shumë aktive në prapaskenë duke lëvizur të gjitha gurët e pazarit se kush duhet të fitojë tenderin dhe kush duhet të humbasë.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Ballukun, e cila ka “tribluar” në prapaskenë duke urdhëruar vartësit e saj tek ministria dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, që të kryenin çdo lloj manovër të mundshme me qëllim që tenderin ta fitonte pikërisht kompania shqiptare “Net Group” dhe firma hollandeze “Hill Internacinal”.

Por deri në shpalljen e fituesit të këtij tenderi, protagonistët janë kujdesur që ta anullonin dy herë praktikën e prokurimit.

Për herë të 3-të, ky tender është hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në 1 dhjetor 2021, ku më pas në muajin Mars 2022, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, do të shpallte fituesin e kontratës me vlerë 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.

Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Stucky L.T.D” me pronar të huaj dhe “Gjeokonsult & CO”, në pronësi të Xhevahir Mustafaj.

Këta do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International N.V” në pronësi të një shtetasi Hollandez por me administrator grekun, Ioannis Kirkinezis dhe “Net-Group” në pronësi të Valter Begaj, mik i ngushtë i Ervis Berberit.

Dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Stucky L.T.D” dhe “Gjeokonsult& CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender pasi “Stucky” nuk ishte e regjistruar në QKB, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në Mars 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro.

Kohëzgjatja e kontratës ishte planifikuar të zgjaste 34 muaj sipas kontratës së zbatimit të punimeve në ndërtimin e tunelit të Llogorasë.

Në dobi të këtij hetimi në muajin Prill 2025, prokurori Dritan Prençi, ka kërkuar në ARRSH-ë tërheqjen e dokumenteve që lidhen me praktikën e prokurimit që bën fjalë për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë në seksionin rrugor “Orikum-Himarë” pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë).

Prokurorët e posaçëm duke u bazuar dhe nga të dhënat e përftuara nga mesazhet telefonike  mes Berberit dhe Ballukut, kanë arritur në përfundimin se fituesit “Hill Internacional” dhe “Net Group” janë paracaktuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar qëllimisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

/Nga Elton Qyno

Etiketa: belinda ballukuEvis Berberitender 2 mln eurotuneli i llogarase

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Dokumenti u firmos në maj të këtij vitit

13:26 : 04/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Balluku ishte masha e tij

13:14 : 04/11/2025
AKTUALITET

Hetimi për korrupsion e transferta 6 mln € në Zvicër mund të çojë në arrest Belinda Ballukun

11:12 : 04/11/2025
AKTUALITET

SPAK merr zyrtarisht të pandehur ‘besnikët’ e Ballukut! Nga Evis Berberi, te Gentian Gjyli i ARRSH! Akuzat

17:00 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Nuk hëngri dardha pas shpinës së kryetarit”/ Bardhi: Balluku, është hija e zezë e pushtetit të Ramës

16:48 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Palloshi i gjatë”, Berisha: Ja epiteti që Balluku i kishte vendosur Ramës

15:02 : 03/11/2025
Para

Falsifikim dokumentesh e fshehje e të ardhurave, burg për administratorin e “CFO Pharma” dhe drejtorin e FSDKSH

TË GJITHA

Abuzimet në zgjedhje, shpopullimi dhe krimi i organizuar, raporti i KE ‘nxin’ qeverinë shqiptare

14:04 : 04/11/2025

Të armatosur, me makinë të blinduar dhe targë ruse të falsifikuar, arrestohen 2 të rinj në Durrës

13:59 : 04/11/2025

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Fillon historia e dimrit të fortë për Edi Ramën

13:49 : 04/11/2025

Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

13:38 : 04/11/2025

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër

13:35 : 04/11/2025

A ja vlejti fatura 1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Dokumenti u firmos në maj të këtij vitit

13:26 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com