Teksa hetohej një grup kriminal, në rrjetë ka rënë edhe një gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
Hetimi nuk lidhet direkt me pjesarin (e) e Gjykatës së Lartë, por me grupin kriminal që përveç aktivitetit në fushën e heroinës nga Amerika Latine, po blen toka përreth Tiranës, te Rana e Hedhun si dhe po bën ndërtime turistike.
Nga përgjimet e SPAK ka dalë një pjestar i familjes së gjyqtari (e) ka përmendur emrin e gjyqtarit, i cili ka dhënë vendimin në favor të grupit kriminal të tokave. Zinxhiri i përgjimeve ka shkuar nga kreu i grupit kriminal, të pjestarë të familjes së gjyqtarit (e) dhe me pas edhe më lart!
Mësohet se dosja e gjykuar është marrë nga prokurorët në Gjykatën e Lartë jo në mënyrën zyrtare sepse do të dilte se po hetohet, por nga mënyra të tjera, po të ligjshme!
Të njëjtat burime thanë se krijohen dyshime të arësyeshme se vendimi është dhënë në shkelje flagrante të ligjit, ndonëse i manipuluar në shumë faqe interpretimi, vendimi. Por kompromentuese mbetet se gjyqtari (e) ka dhënë leje pjestarit të familjes që të takohet me personin që SPAK kishte muaj që po e hetonte.
Hetimet po vazhdojnë me shumë kujdes se si ka vënë pasuri gjyqtari (e) fill pas Vettingut dhe kalimit në Gjykatën e Lartë.
Nuk dihet saktësisht si vepron SPAK për të arrestuar një gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nëse arrin në vendimin se duhet arrestuar./Koha Jone
	    	













