Belind Këlliçi, ka zbuluar detaje të reja nga aksioni opozitar dhe rruga që PD do të ndjekë pasi socialistët i refuzuan ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen McGonigal dhe “11 Majin”.
Ai njoftoi gjithashtu se të hënën në orën 13:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të vendosur qasjen politike në raport me Kuvendin.
Në lidhje me mundësinë e bojkotit, Këlliçi tha se kjo nuk është një opsion për PD, duke theksuar se partia ka pranuar mandatet për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.
“Do të intensifikojmë aksionin tonë brenda dhe jashtë parlamentit për shkak se dhe aty në parlament edhe kur tentuam brenda kësaj jave në dy seanca të kemi një qasje normale, të kemi një qasje proaktive.
Ditën e hënë në orën 13:00 kemi Kryesinë dhe do të vendoset e do diskutohet edhe vendimmarrja në raport me qasjen që ne do të kemi me Kuvendin.
Nëse do të kishim patur një qasje pro bojkotit, nuk do të kishim hyrë fare në Parlament.
Vendimmarrja finale është të hënën në orën 13 dhe zbritja në bazë kur unë personalisht për tre orë do të kem takim në Njësinë 9 në Tiranë ku nga mund të quhet tur i takimeve”, u shpreh Këlliçi.














