Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar në rrjete sociale mbi ndarjen nga jeta të ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Salianji thekson në postim, se Nano ishte një nga personalitetet më të rëndësishme në tranzicionin politik shqiptar.
Sakaq, demokrati e vlerëson për kulturën dhe të qenit liberal në mendim, pavarësisht krahut të ndryshëm politik.
Më tej, shton se Nano krijoi një parti moderne të majtë.
Postimi i Salianjit:
Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90.
Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.
Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot.
Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Qoftë i paharruar!
 
	    	















