Analisti Arjon Sulo e ka quajtur marrjen e zëvendës kryeministres Belinda Balluku si e pandehur nga Prokuroria e Posaçme si një moment tronditës për qeverinë Rama.
Ai u shpreh se në një kohë kur ministrja më e fuqishme në qeveri është e pandehur nga SPAK nuk mund të qendrojë në detyrë e të menaxhojë një pjesë aq të madhe të buxhetit të vendit.
Sulo u shpreh se sipas tij qeveria Rama pas kësaj të sotshmes nuk duhet të qendrojë më në “këmbë”.
“Kemi të bëjmë me një veprim ligjor të SPAK që u kthye në punë që nga shkurti i këtij viti kur ndodhi arrestimi i Veliajt. Nuk mendoj se kemi të bëjmë me lëvizje politike si në rastin Veliaj, madje PS bashkë me Ramën është në mbrojtje të zonjës Balluku.
Lëvizja politike është e pashmangshme nga marrja e pandehur pasi numri 2 i qeverisë dhe njeriu më i pushtetshëm pas Ramës krijon minimumi tronditje.
PS do të bëjë variantin që Rama paralajmëroi në intervistën për DW kur tha drejtësia ka punën e saj ne kemi tonën.
Duhet të presim distancim apo heshtje nga ana e qeverisë, një heshtje mediatike dhe politike, për sa kohë që Balluku do të distancohet vetë.
Ministrja më e pushtetshme dhe e pandehur tashmë, të vijojë të menaxhojë një pjesë aq të madhe të buxhetit është e pa përshtatshme.
Nëse do ta mbrojë Ramë do të thotë që duhet të shkrijë SPAK, gjë që nuk e bën dot.
Kjo qeveri nuk mund të qendrojë më në këmbë”, tha ai.














