Meriton Mjekiqi ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur edhe në lidhje me filmin ku ka luajtur me Rike Roçin dhe Erjola Doçin. Me këtë të fundit, ish-banori i “Big Brother VIP 3” ka patur edhe skena me puthje.
Pjesë nga intervista:
Rozana: Jemi kuriozë të shohim dhëmbët e tu, të na i fokusojë pak kamera se kemi dëgjuar se të kanë thyer dhëmbët gjatë një puthjeje
Meritoni: Mendova se kishim ndonjë reklamë
Rozana: Sa e vërtetë është kjo, që ti u puthe dhe t’u thyen dhëmbët?
Meritoni: Ishte një kërcitje gjatë realizimit të skenës së filmit. Ishte një atakim i shpejtë
Rozana: Nga kush, nga ti apo nga Rikja?
Meritoni: Jo Rike, Erjola, se Rikën larg qoftë
Rozana: Po, Erjola, ndjesë
Meritoni: Ndodhi ashtu, ishte një plasaritje e vogël, jo diçka e madh
Rozana: Si puthte Erjola?
Meritoni: Mirë, mirë
Ori: A ju trajnuan për këtë puthjen skenike?
Meritoni: Jo. Regjisori kërkonte dy forma të puthjes, një puthje të zjarrtë, pasionante deri te kafshimi dhe gjuha jashtë, e tjetra më e ftohtë.














