• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikthehet ora dimërore! Në 03:00, akrepat shkuan 60 minuta pas

07:57 : 26/10/2025
në AKTUALITET

Rikthehet ora dimërore. Këtë të diel, (26 Tetor) në orën 03:00, akrepat e orës u kthyen një orë mbrapa. Ky ndryshim, quhet ora dimërore dhe qëndron deri në 29 mars 2026 kur kthehet ora verore. Ndryshimi i orës na lejon të flemë një orë me shumë gjumë mëngjeseve, por pasditet errësohen më shpejt.

Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është të shfrytëzohen më mirë orët me dritë natyrale gjatë pasdites dhe mbrëmjes, duke reduktuar nevojën për ndriçim artificial dhe duke nxitur kursimin e energjisë.

Si funksionon?

Në vjeshtë (në të dielën e fundit të tetorit), rikthehet ora dimërore: akrepat kthehen një orë pas. Si pasojë, flihet një orë më shumë dhe orët me dritë përqendrohen më tepër në mëngjes.

Çdo vit theksohet fakti se mbajtja e orës verore gjatë gjithë vitit do të shmangte ‘stresin e ndryshimit’ të lidhur me dritën, sinkronizuesin kryesor natyral të të gjithë proceseve të organizmit, i cili shfaqet te njerëzit me lodhje, pagjumësi, nervozizëm, dhimbje koke, luhatje humori, vështirësi për t’u përqendruar dhe për të ruajtur vëmendjen e lartë. Prandaj, shumë ekspertë mbështesin idenë e mbajtjes së orës verore gjatë gjithë vitit.

Lexo edhe:

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

Ndryshimi i orës dhe debati për ta hequr

Ndryshimi i orës sezonale u prezantua për herë të parë në Evropë për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë Botërore. Ideja u ringjall më vonë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përsëri në vitet 1970 gjatë krizës së naftës. Një direktivë e BE-së mbi këtë çështje hyri në fuqi në vitin 2001, duke formalizuar ndryshimin e orës çdo dy vjet, në mars dhe tetor në të gjitha shtetet anëtare. Që atëherë, ndërrimi i kohës sipas stinëve është bërë gjithnjë e më i diskutueshëm.

Ndryshimi i dyfishtë i orës gjatë vitit, nga ora verore në atë dimërore, mund të ketë pasoja në ciklin e gjumit dhe zgjimit dhe prej kohësh ka qenë temë debati në Bashkimin Evropian. Në qendër të debatit qëndron vështirësia për të balancuar kursimin ekonomik me zakonet shoqërore dhe personale të secilit prej nesh.

Në vitin 2018, Komisioni Evropian i drejtuar nga Jean-Claude Juncker paraqiti një propozimpër të ndalur ndryshimin gjashtëmujor të orës, duke u bazuar në rezultatet dërrmuese të një konsultimi publik, ku morën pjesë plot 4.6 milionë qytetarë, 84% e të cilëve ishin pro heqjes së ndryshimit të orës çdo gjashtë muaj.

Komisioni paraqiti gjithashtu studime mbi dëmet që shkakton ndryshimi i orës në shëndetin psiko-fizik dhe theksoi se ora dimërore tashmë nuk sjell kursime të dukshme energjie. Megjithatë, propozimi nuk u miratua, pasi kërkon dritën jeshile nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian për t’u zbatuar dhe deri më sot nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.

Etiketa: akrepatdimerorembrapaOraverore

Lajme të lidhura

SHENDETI

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025
BOTA

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025
NDRYSHE

Ora dimërore, ja kur akrepat do të kthehen 60 minuta mbrapa

09:14 : 18/10/2025
AKTUALITET

Vrau dhe groposi 16-vjeçarin për orën “Rolex”, Apeli dënon me burg përjetë Kristjan Cenajn

16:07 : 20/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

09:40 : 20/06/2025
AKTUALITET

16% e punonjësve në Shqipëri punojnë më pak se 10 orë në javë

08:39 : 18/03/2025
Para

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

TË GJITHA

FOTO/ Motori përplaset me makinën në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

10:09 : 26/10/2025

Izraeli godet sërish Gazën, dronët dhe tanket rrisin tensionet

09:54 : 26/10/2025

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com