• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Lubi Balluku firmosëse e skandaleve më të mëdha”, Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK

17:31 : 24/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka komentuar në Syri Tv hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Hetimi ndaj Ballukut është shumë i vonuar. Nëse do të ndodhë, është tepër vonë. Unë nuk e di, pasi i kanë thënë që të vijë të hënën, por mund ta kishin marrë siç kanë marrë edhe persona të tjerë. Gjithsesi, mbetet për t’u parë”, u shpreh Vokshi.

Ajo theksoi se Partia Demokratike e ka denoncuar prej vitesh Belinda Ballukun për përfshirje në disa nga skandalet më të mëdha me kosto të lartë për buxhetin e shtetit.

“Nëse do të ndodhë, është një hap që SPAK nuk kishte pse ta priste kaq gjatë. Mbetet për t’u parë se në çfarë cilësie po thirret Balluku, si person nën hetim apo si person në dijeni të një çështjeje”, shtoi deputetja demokrate.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

Sipas saj, SPAK ka vepruar me standarde të dyfishta dhe duhej të kishte kaluar prej kohësh nga hetimi te akuzat ndaj Ballukut.

“Pandëshkueshmëria bëri që ajo të ishte numri dy i qeverisë. Duket qartë se Rama ka qenë në tentativë për ta mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Belinda Ballukun,” deklaroi Vokshi.

Deputetja e PD-së shtoi se nëse SPAK do të kishte reaguar më herët, nuk do të ishte përsëritur “masakra elektorale e 11 majit”. Ajo përmendi prova dhe dëshmi të depozituara nga strukturat e PD-së në qarkun Fier për “krime elektorale të kryera nga Balluku dhe njerëzit e saj”.

Vokshi citoi edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas saj ka denoncuar publikisht “sistemin monstruoz të ngritur nga Belinda Balluku në Fier”.

“Ajo është e zhytur në krim elektoral dhe korrupsion. Jo më kot zoti Berisha i ka vënë nofkën ‘Lubi Balluku’, sepse ajo ka vepruar pa limite”, u shpreh ajo.

Në vijim, deputetja përmendi përfshirjen e Ballukut në disa nga aferat më të mëdha të qeverisë Rama, si inceneratorët dhe tenderat e rrugëve të cilat, sipas saj, kanë kushtuar deri në 10 herë më shumë se në vendet e Bashkimit Europian.

“Është një thirrje shumë e vonuar e SPAK, që nuk çbën mosveprimin e deritanishëm,” përfundoi Albana Vokshi.

Etiketa: albana Vokshibelinda balluku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

21:39 : 13/11/2025
AKTUALITET

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

20:45 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Balluku po mbrohet hapur”/ Bardhi: Ja dallimi mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar shqiptar

15:39 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos

15:23 : 13/11/2025
AKTUALITET

Vokshi: Nuk kemi asnjë informacion mbi buxhetin për integrimin në BE

12:57 : 13/11/2025
AKTUALITET

U përurua para dy muajsh nga Balluku, nis të degradojë rruga Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln euro

10:03 : 13/11/2025
Para

Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com