• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konviktet në Tiranë/ Gjysma e shtretërve bosh, mln euro investime që nuk ndihmojnë studentët

20:32 : 23/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Lexo edhe:

Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

Në Tiranë, vetëm 1 në 11 studentë jetojnë në konvikte, pjesa me e madhe përballet me qiratë e shtrenjta.

Gjithnjë e më shumë studentë po braktisin konviktet dhe po zgjedhin banesa private, të shtyrë nga kushtet e dobëta të jetesës dhe tarifat në rritje. Vetëm 4,063 studentë janë akomoduar këtë vit në dy rezidencat publike të Tiranës, gati gjysma e numrit të vitit 2019, ndërsa rreth 40% e shtretërve mbeten bosh.

Edhe pse Bashkia e Tiranës ka investuar mbi 5 miliardë lekë në dhjetë vitet e fundit dhe po zbaton një projekt 35 milionë euro për rikonstruksionin e 19 godinave, shumica e konvikteve mbeten të amortizuara. Godina të lagështa, tualete të përbashkëta dhe mungesa e higjienës, janë kushtet që përballen studentët ndërsa keqmenaxhimi i platformës “Tirana Ime” shpesh pengon ndarjen e drejtë të dhomave për studentët e rinj.

Nga ana tjetër, Karta e Studentit mbetet kryesisht një mjet për transport, me mungesë përfitimesh konkrete në libra, karrierë apo hapësira studentore. Për pasojë, pavarësisht investimeve, jetesa studentore mbetet sfiduese.

Beteja për një krevat

Në një dhomë të vogël me dritë të zbehtë, Rea Xhukellari, studente e Ekonomikut, përgatit kafen e mëngjesit përpara fakultetit. Ajo ndan banesën me disa vajza të tjera; shumica punojnë, ndërsa Rea mbështetet tek familja për të paguar qiranë mujore.

“Pagoj 20 mijë lekë në muaj, katërfishin e tarifës së konviktit, por ndjehem më e qetë,” tregon ajo për “shteg.org“.

Si Rea, mijëra studentë po braktisin “Qytetin Studenti”, dikur simbol i rinisë universitare, për të jetuar me qira – një zgjedhje që shpesh rrit barrën financiare të studimeve.

“Kur erdha në Tiranë, imazhi i konvikteve ishte shumë negativ. Kam pasur fatin të mos punoj, falë mbështetjes së familjes, sepse jeta këtu është e shtrenjtë dhe mbytëse për një student,” shton Rea.

Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës, në vitin akademik 2025–2026, janë sistemuar vetëm 4,063 studentë, 622 më pak se një vit më parë dhe pothuajse gjysma e vitit 2019.
Rënia është më e theksuar te studentët e vitit të parë, vetëm 902 janë akomoduar këtë vit, kundrejt 1,570 në 2024.

“Ka një paradoks të madh: investime marramendëse, por gjithnjë e më pak studentë që jetojnë aty,” – thotë Mateo Yskollari nga organizata Qëndresa Qytetare, autor i një raporti mbi menaxhimin e konvikteve që shtator 2025.

Në një dhomë të vogël me dritë të zbehtë, Rea Xhukellari, studente e Ekonomikut, përgatit kafen e mëngjesit përpara fakultetit. Ajo ndan banesën me disa vajza të tjera; shumica punojnë, ndërsa Rea mbështetet tek familja për të paguar qiranë mujore.

“Pagoj 20 mijë lekë në muaj, katërfishin e tarifës së konviktit, por ndjehem më e qetë,” tregon ajo për “shteg.org“.

Si Rea, mijëra studentë po braktisin “Qytetin Studenti”, dikur simbol i rinisë universitare, për të jetuar me qira – një zgjedhje që shpesh rrit barrën financiare të studimeve.

“Kur erdha në Tiranë, imazhi i konvikteve ishte shumë negativ. Kam pasur fatin të mos punoj, falë mbështetjes së familjes, sepse jeta këtu është e shtrenjtë dhe mbytëse për një student,” shton Rea.

Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës, në vitin akademik 2025–2026, janë sistemuar vetëm 4,063 studentë, 622 më pak se një vit më parë dhe pothuajse gjysma e vitit 2019.
Rënia është më e theksuar te studentët e vitit të parë, vetëm 902 janë akomoduar këtë vit, kundrejt 1,570 në 2024.

“Ka një paradoks të madh: investime marramendëse, por gjithnjë e më pak studentë që jetojnë aty,” – thotë Mateo Yskollari nga organizata Qëndresa Qytetare, autor i një raporti mbi menaxhimin e konvikteve që shtator 2025.

Në dhjetë vitet e fundit, Bashkia e Tiranës ka investuar mbi 5 miliardë lekë në strehimin studentor. Janë rikonstruktuar dy godina në Qytetin Studenti, ku jetojnë 1,871 studentë, dhe janë ndërtuar 10 godina të reja pas tërmetit, 2 në Qytetin Studenti dhe 8 në Universitetin Bujqësor.

Aktualisht po zbatohet projekti “Rehabilitimi me efiçiencë të energjisë” në bashkëpunim me Bankën Gjermane KfW, me vlerë 35 milionë euro. Deri tani janë përfunduar 5 godina, ndërsa 14 të tjera janë ende në proces.

Një nga studentët që banojnë në godina të ri-konstruktuara është Martina Gllavaj, studente e Fakultetit të Drejtësisë. Ajo ka zgjedhur të punojë me kohë të pjesshme, edhe pse jeton në konvikt. “Aktualisht banoj në godinën nr. 20, e cila pas rikonstruksionit ofron kushte normale dhe të përshtatshme për jetesën studentore,” shpjegon ajo.

Martina zgjedh konviktin kryesisht për arsye ekonomike, pasi krahasuar me një banesë me qira, tarifa mujore është shumë më e përballueshme.

“Shpenzimet kryesore përfshijnë ushqimin dhe nevojat personale, dhe në tërësi janë të menaxhueshme. Punoj me kohë të pjesshme në një ambient fleksibël, që nuk pengon studimet e mia,” tregon ajo.

Nga ana tjetër, aktivisti Mateo Yskollari vëren se rikonstruksionet kanë përfshirë vetëm një pjesë të vogël të godinave, ndërsa shumica vazhdojnë të jenë të amortizuara.

“Në disa godina kushtet janë përmirësuar ndjeshëm. Ka dhoma me ajër të kondicionuar, frigorifer, ujë të ngrohtë, por kjo vlen vetëm për një pjesë të vogël studentësh. Dhjetëra godina të tjera mbeten jashtë standardeve, me lagështirë, tualete të përbashkëta dhe mungesë higjiene,” shpjegon ai.

Raporti i “Qëndresa Qytetare” tregon se studentët e vitit të parë shpesh përballen me mungesë informacioni dhe abuzime në ndarjen e dhomave për shkak të keqmenaxhimit të platformës “Tirana Ime”. Disa dhoma që rezultojnë bosh në statistikat zyrtare nuk shfaqen si të lira në aplikimin online, duke ngjallur dyshime për përdorim klientelist ose selektiv të të dhënave.

“Ka pasur raste kur dhomat jepen me ndërhyrje, ndërsa aplikantët në pritje nuk marrin përgjigje,” deklaron Yskollari.

Qëndresa Qytetare kërkon që procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes të auditohet nga një strukturë e pavarur, për të shmangur abuzimet dhe për të garantuar trajtim të barabartë për të gjithë studentët.

Karta simbolike

Martina Gllavaj, studente e Fakultetit të Mjekësisë, bën pjesë në 1,857 studentët e akomoduar këtë vit në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2, e njohur si konviktet e Inxhinierisë dhe Mjekësisë. Ajo paguan tarifën e konviktit dhe ka Kartën e Studentit, por përfitimet sipas saj janë minimale.

“Përveç abones për transportin publik, nuk ka asgjë që të përmirësojë jetën studentore,” thotë Martina.

Ndryshe nga Qyteti Studenti, kjo njësi nuk përfiton fonde nga Bashkia e Tiranës dhe nuk ka projekte të reja investimesh, pasi funksionon me vetë-menaxhim. Disa godina ende kanë probleme me ngrohjen qendrore dhe furnizimin me ujë.

Tarifat për konviktet variojnë nga 43,000 lekë për godinat e pa ri-konstruktuara deri në 65,000 lekë për ato të rinovuara.

Rea Xhukellari e përshkruan Kartën e Studentit një objekt simbolik.

“Për mua është thjesht një objekt simbolik. Përveç abones mujore, nuk ka përfitime reale në libra apo shërbime bazë.” – tregon ajo.

Ajo thekson se studentët shpesh përballen me mungesë të kushteve bazë, nga fotokopjet dhe librat me ulje, te informacioni mbi fakultetin dhe qendra e karrierës që nuk i ndihmon aspak.

Po ashtu mungojnë mensat dhe hapësirat studentore me kosto simbolike, gjë që e bën të vështirë për studentët të shfrytëzojnë plotësisht periudhën universitare.

Por nga ana e saj, Agjencia e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale pranë Bashkisë së Tiranës e përshkruan Kartën e Studentit si një mjet që ofron lehtësira dhe përfitime në shërbime publike dhe private, duke përfshirë transportin, librat, shëndetësinë, aktivitetet kulturore dhe sportive.

“Kjo kartë u mundëson të rinjve një sërë lehtësirash dhe përfitimesh në shërbime publike dhe private, përfshirë transportin urban, librat dhe materialet akademike, shërbimet shëndetësore e sportive, aktivitetet kulturore dhe argëtuese, ushqimin, si dhe kategori të tjera. Duke qenë se nevojat e të rinjve janë në zhvillim të vazhdueshëm, po punohet për përmirësimin dhe zgjerimin e funksioneve të kartës. Në këtë kuadër, objektivi është që Karta e Studentit të mos mbetet vetëm një instrument lehtësimesh financiare, por të shërbejë si një platformë gjithëpërfshirëse mundësish për të rinjtë” – thuhet në përgjigjen zyrtare që “shteg.org” mori nga Bashkia e Tiranës.

Sipas agjencisë, po punohet për ta zgjeruar funksionalitetin e kartës, përfshirë shërbime digjitale, programe profesionale dhe mundësi internship-i, si dhe pjesëmarrje në aktivitete arsimore dhe kulturore brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht, 45,683 studentë janë të pajisur me Kartën e Studentit.

Megjithëse Martina Gllavaj dhe Rea Xhukellari përballen me sfida të përditshme në jetën studentore, problemi shtrihet përtej konvikteve dhe Kartës së Studentit.

Rezidencat studentore po boshatisen, një pasojë e mungesës së politikave të qëndrueshme për strehimin. Në fillim të viteve ’90, Qyteti Studenti ishte shtëpia e mbi 12 mijë studentëve nga e gjithë Shqipëria. Sot, korridoret e gjata të godinave janë të zbrazura.

“Në vend që të krijohen kushte reale për jetesë, investimet janë përqendruar në fasada, ndërsa mirëmbajtja, menaxhimi dhe përfshirja sociale janë anashkaluar,” shpjegon aktivisti Mateo Yskollari.

Por studentët thonë se nuk kërkojnë thjesht investime materiale, por të dëgjohen dhe të përfshihen në vendimmarrje.

“Studentët duhet të bëhen themel i vendimeve të institucioneve, sepse rëndësia jonë po zbehet me dashje,” thotë Rea duke shtuar se  Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit duhet të kuptojnë se zëri i studentëve duhet të dëgjohet për të krijuar një jetë universitare të denjë.

“Çdo problematikë brenda fakultetit bëhet e pazgjidhshme për shkak të hierarkisë student-pedagog-dekan, që e vështirëson jetesën e shëndetshme brenda institucionit,” thekson ajo.

Megjithatë, të dyja vajzat mbeten optimiste për të ardhmen.

“Unë besoj fort në ndryshimin që brezi ynë mund të sjellë dhe do të isha shumë e gatshme ta vazhdoja ciklin e dytë të studimeve në vendin tim. Mundësitë jashtë vendit janë gjithmonë tërheqëse për eksperiencën ndërkombëtare, por qëllimi im nuk është largimi përfundimtar, por kthimi me dije dhe përvojë për të kontribuar këtu,” shprehet Martina Gllavaj.

/ Riviera Dedaj – Shteg.org

Etiketa: boshkonviktesfidatstudentet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

11:19 : 08/10/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon me PAMJE plazhet e boshatisura në Dhërmi e Durrës edhe në këtë ditë të diel gushti

13:52 : 10/08/2025
AKTUALITET

Plazhet bosh/ Rama pranon dështimin me turizmin: Do të marrim masa radikale!

13:06 : 10/08/2025
AKTUALITET

Vëzhgimi nga Velipoja në Vlorë/ Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla! Shkelet ligji

20:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

Shfryhet ‘fluska’ e turizmit/ Hyrjet e të huajve nga jashtë në stanjacion të plotë

12:58 : 24/06/2025
Para

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te vila e Avdylajve

22:40 : 23/10/2025

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

22:31 : 23/10/2025

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com