Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Sovjan, bashkia Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë dy dhoma të banesës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihet nëse flakët kanë qenë aksidentale apo të qëllimshme.