• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Strazimiri – Venecias: Na shpëtoni! Drejtësia në Shqipëri është kthyer në një korporatë nën ndikim politik

14:13 : 21/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat gent Strazimiri, në konferencën e zhvilluar në Tiranë me përfaqësues të Komisionit të Venecias, me fokus në drejtësi, zgjedhje dhe Kushtetutë, mbajti një fjalë të gjatë dhe kritike ndaj mënyrës se si është zbatuar reforma në drejtësi në Shqipëri.

Ai solli dëshminë e tij si ish-anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe si deputet e qytetar që, sipas tij, përjeton pasojat e kësaj reforme të dështuar.

Strazimiri theksoi para përfaqësueve të Komisionit të Venecias se asnjë nga paralajmërimet e tyre nuk shërbeu për të parandaluar kolapsin, konfuzionin, vakumin dhe joefikasitetin e sistemit të drejtësisë, e më keq akoma – për ta shpëtuar atë nga korporatizmi i brendshëm dhe kapja politike.

Ai kërkon ndihmë për të shpëtuar Shqipërinë teksa shprehet se “ky 30-vjetor e gjen Shqipërinë vendin e farsës zgjedhore, drejtësisë së kapur dhe persekutimit politik të opozitës, çka përbën një devijim të madh nga standardet e anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës dhe Komisionin e Venecias — anëtarësim që, në fakt, u realizua 30 vite më parë nga Partia Demokratike dhe u kundërshtua publikisht nga Partia Socialiste”.

Lexo edhe:

“Shoqëria po lodhet nga liria”/ Strazimiri: Edhe çmimi për blerjen e votës ka rënë

Opozita në protestë/ Strazimiri: Po bllokojmë rrugët që përzënë shqiptarët nga Shqipëria

Deklarata e plotë:

Ndjehem i privilegjuar të mbaj këtë fjalë sot përpara këtij auditori të nderuar dhe të jap dëshminë time në dy cilësi:

së pari, si ish-anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe

së dyti, si deputet dhe qytetar që përjeton pasojat e saj.

Fillimisht, më lejoni të shpreh mirënjohjen e pakufishme për miqtë e vyer të Komisionit të Venecias, të cilët për shumë muaj me radhë jo vetëm na ndihmuan me mençurinë dhe profesionalizmin e tyre të pashembullt, por me shumë durim iu përgjigjën pozitivisht çdo kërkese tonës për sqarime, edhe kur ishte e qartë se po përdorej për të fituar kohë për manovra politike.

Opinionet e 21 dhjetorit 2015 dhe 14 marsit 2016 na pasuruan me një jurisprudencë brilante, na udhëzuan për të ndjekur rrugën e duhur përmes rekomandimeve dhe konkluzioneve të mençura, duke na paralajmëruar njëkohësisht për rreziqet që paraqiste procesi.

Të nderuar miq të Komisionit të Venecias, na paralajmëruat dhe rekomanduat të kemi kujdes, sepse:

Organet e reja që do të krijoheshin sipas kësaj skeme të ndërlikuar (e cila duhej thjeshtuar dhe sqaruar në disa pjesë), mund të sillnin si pasojë konfuzion, interferenca të dëmshme dhe gjendje mosbesimi të opinionit publik ndaj drejtësisë, e cila edhe pa këto kishte një reputacion mjaft të ulët.

Krijimi i kaq shumë organeve të reja, për të shmangur bllokimin e sistemit, do të kërkonte një rekrutim masiv të juristëve profesionistë, ndërkohë që sasia e kandidatëve potencialë që kanë arsimin, trajnimin, eksperiencën dhe pavarësinë e nevojshme për të kryer një detyrë të tillë është shumë e kufizuar në një vend të vogël si Shqipëria.

Përbërja e këtyre organeve të reja rriste rrezikun e një qasjeje korporatiste, pasi një elitë shumë e vogël magjistratësh do të vendosej në një pozicion tepër të fuqishëm.

Zgjidhjet radikale si kjo do të ishin të pakëshillueshme, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda sistemit të drejtësisë, destabilizojnë punën e tij, rrisin mosbesimin ndaj drejtësisë, shpërqendrojnë vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale dhe, si çdo masë e jashtëzakonshme, krijojnë rrezikun e kapjes së drejtësisë nga forca politike që kontrollon procesin.

Procesi i vetting-ut, siç u konceptua, mbante brenda tij mundësinë e abuzimit për të ndikuar gjyqtarët në çështje të veçanta.

Metoda e përzgjedhjes së kandidatëve për këto pozicione me 3/5 e parlamentit – siç është rasti i Avokatit të Popullit – dukej e arsyeshme teorikisht, por jo në kushtet kur 3/5 i zotëron mazhoranca qeverisëse.

Nuk është normale që një Kushtetutë të parashikojë futjen në sistemin kushtetues të një figure apo organizmi që emërohet nga jashtë vendit dhe që, në fund të fundit, nuk është përgjegjës ndaj një trupe vendore të zgjedhur në mënyrë demokratike, por përpara një qeverie të huaj apo organizate ndërkombëtare.

Në këtë rast, funksionimi i duhur i këtij mekanizmi do të varej nga vullneti i një fuqie të huaj apo organizate ndërkombëtare, dhe kjo nuk është diçka që një Kushtetutë kombëtare mund ta garantojë.

Sot, kam detyrën aspak fatlume t’ju njoftoj se asnjë prej rekomandimeve që na sollët aq bujarisht nuk u zbatua nga mazhoranca qeverisëse që zotëronte 3/5 e parlamentit. Për pasojë, asnjë nga paralajmërimet tuaja nuk shërbeu për të parandaluar kolapsin, konfuzionin, vakumin dhe joefikasitetin e sistemit të drejtësisë, e më keq akoma – për ta shpëtuar atë nga korporatizmi i brendshëm dhe kapja politike.

Konsensusi bipartizan përfundoi me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa mazhoranca qeverisëse me 3/5 miratoi e vetme, pa opozitën, të gjithë paketën e ligjeve që do të duhej të zbatonin reformën, duke shënuar kështu fillimin e kapjes politike të sistemit.

Marrëveshja bipartizane që “projektuesit” e sistemit, në cilësinë e ekspertëve, të mos kishin të drejtë të ishin pjesë e organeve të reja qeverisëse të drejtësisë, për të shmangur konfliktin e interesit, gjithashtu u prish. Sot janë pikërisht ata që vazhdojnë të “lëvizin fijet” e sistemit.

Procesi i vetting-ut u udhëhoq dhe u realizua nga persona të pavetuar, madje familjarë të afërt të ministrave kryesorë të qeverisë, duke e kthyer pashmangshmërisht këtë proces në një “gjueti shtrigash”.

Propozimi i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare në parlament, për një proces vetting-u “nga poshtë-lart”, nuk u pranua. Mazhoranca e 3/5-ve zbatoi metodën “nga lart-poshtë”, duke dekapituar majën e sistemit dhe duke nxjerrë jashtë funksionit njëkohësisht Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, në një proces unik, shkatërrues e klientelist, që vendosi hijen e frikës dhe pasigurisë ligjore së pari tek magjistratët, duke shtuar plotfuqishmërinë e qeverisë në kontrollimin e procesit.

Për katër vjet me radhë, Shqipëria nuk kishte as Gjykatë Kushtetuese dhe as Gjykatë të Lartë, çka ndikoi në dhënien e drejtësisë edhe në gjykatat e shkallës më të ulët, duke krijuar një vakum institucional dhe mungesë drejtësie të pariparueshme për qytetarët.

Kësisoj, procesi rezultoi një dështim katastrofik, duke e kthyer sistemin çdo ditë e më shumë në një korporatë jashtë ligjit, Kushtetutës dhe kodeve të Republikës, nën ndikimin total të një elite të vogël politikanësh dhe magjistratësh, aq të fuqishëm sa të bëjnë “drejtësi” sipas interesit politik të momentit.

Aktualisht, komisionet parlamentare përgjegjëse janë duke zhvilluar dëgjesat për raportimet e organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë për vitin 2024, të cilat në fakt duhet të kishin përfunduar në pranverën e këtij viti, 2025.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit raportoi në mesin e javës së kaluar si më poshtë:

Stoku i dosjeve që presin të merren në shqyrtim nga gjykatat ka arritur në 138 mijë;

Çështjet e reja të dërguara nga qytetarët në gjykata janë 78 mijë vetëm këtë vit;

Duhet 1345 ditë për të nxjerrë një vendim gjyqësor të arsyetuar;

Për çdo 100 mijë shqiptarë ka vetëm 9.8 gjyqtarë efektivë, ndërkohë që mesatarja evropiane është 21.9 gjyqtarë për 100 mijë banorë;

Vlerësohet se një çështje gjyqësore për të përfunduar kërkon mesatarisht 15–16 vjet.

A ka përparim në punën e bërë? Po, ka!

Është ulur me 16 ditë koha mesatare për të marrë drejtësi. Nga sot, një shqiptar do të marrë drejtësi për vetëm 16 vjet minus 16 ditë…

Këshilli i Lartë i Prokurorisë raportoi dje si “sukses” dhe përparim se:

Pas nëntë vitesh, ka arritur më në fund të miratojë Rregulloren e Funksionimit, pa të cilën nuk kryente dot funksionet që i cakton ligji;
Trupa e prokurorëve të Republikës funksionon aktualisht me vetëm 63.9% të kapacitetit, që do të duhej të kishte për të funksionuar normalisht. Nuk ka prokurorë!

Në të njëjtat përqindje të përafërta të organikës ndodhet edhe trupa e gjyqtarëve.

Në mungesë të personave të kualifikuar për të kryer detyrat si gjyqtarë apo prokurorë, qeveria, në mënyrë krejtësisht arbitrare, gjeti “zgjidhjen”:

Meqenëse kemi mungesë prokurorësh dhe gjyqtarësh, redukojmë numrin e gjykatave dhe zyrave të prokurorisë në territor, megjithëse edhe ato ekzistuese janë të përmbytura nga stoku i dosjeve ende të pashqyrtuara.

I pyetur prej meje në dëgjesën në parlament se sa ishte rritur besimi i qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë pas statistikave që ai paraqiti dhe që unë citova më lart, kryetari i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit u shpreh besimplotë se kishte një rritje të ndjeshme të besimit, por nuk ishte në gjendje të jepte një shifër përqindjeje apo metodologjinë e matjes së këtij treguesi.

Vetëm pak ditë më parë ndodhi një krim i tmerrshëm në Gjykatën e Apelit në Tiranë:

Një gjyqtar u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit nga pala që humbi procesin, sapo përfundoi leximin e vendimit.

E gjithë elita politike dhe institucionale e vendit e dënoi me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të paprecedent në Shqipëri. Parlamenti mbajti një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të ndjerë, si në komisionet parlamentare që ishin në mbledhje, ashtu edhe në seancën plenare më të parë.

Por më i tmerrshëm se ky krim çnjerëzor, mjerisht, ishte reagimi masiv i qytetarëve në rrjetet sociale, në rrugë dhe në kafene.

Glorifikimi i vrasësit dhe aktit të tij të pajustifikueshëm arriti deri aty sa llogaritë e hapura për ta përkrahur financiarisht atë grumbulluan dhjetëra mijëra euro në vetëm pak orë.

Ky është, fatkeqësisht, niveli i besimit që gëzon në popull “drejtësia e re”, ajo e reformuar, për të cilën u shpenzuan aq shumë energji, shpresë dhe fonde.

Qeveria nuk është se nuk e ka perceptuar këtë valë pakënaqësie, që në shumë raste është kthyer në urrejtje ndaj sistemit jofunksional të drejtësisë. Përkundrazi!
Ka filluar të artikulojë me shumë seriozitet nevojën për të hartuar një “paketë të re ligjore”, për të riparuar mosfunksionimin e sistemit, konfuzionin në kompetenca të organeve drejtuese, vakumin në burime njerëzore të kualifikuara dhe për të evaduar stokun e dosjeve ende të paprekura.

Kështu që duket se do të trokasim sërish në derën tuaj, të nderuar miq të Komisionit të Venecias, që të na ndriçoni me mençurinë tuaj, të na rekomandoni praktikat e qëllimit të mirë dhe të na paralajmëroni sërish për rreziqet e zgjedhjeve tona.

Vetëm se, në emrin tonë, “zgjedhjen” do ta bëjë sërish qeveria – ajo e njëjta që ishte edhe në vitin 2016, kur e nisëm këtë proces.

Ajo që, po ashtu si atëherë, vazhdon të kontrollojë parlamentin me 3/5-at, pavarësisht se i dalë nga zgjedhje ku, sipas Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë dhe OSBE/ODIHR:

Nuk kuptohej vija e demarkacionit midis shtetit dhe partisë në pushtet;

Zgjedhësit ishin nën kontroll që nga momenti kur dilnin nga shtëpia deri në përfundim të votimit, përmes një rrjeti “patronazhistësh” të qeverisë;
Madje edhe media dhe gazetarët vetëcensurohen për të dhënë lajmin e vërtetë, për shkak të interesave të biznesit të pronarëve të tyre, që lidhen me qeverinë.

Ky 30-vjetor e gjen Shqipërinë vendin e farsës zgjedhore, drejtësisë së kapur dhe persekutimit politik të opozitës, çka përbën një devijim të madh nga standardet e anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës dhe Komisionin e Venecias — anëtarësim që, në fakt, u realizua 30 vite më parë nga Partia Demokratike dhe u kundërshtua publikisht nga Partia Socialiste.

Të nderuar miq, demokracia shqiptare ka të njëjtën moshë me Komisionin e Venecias, por: nuk ka lindur në të njëjtin “maternitet” me të; ndryshe nga Komisioni i Venecias, është “rakitike”, sepse shpesh është privuar nga “ushqimi” i vetëm që e rrit: Liria.

Nga kjo pikëpamje, sot ajo ndodhet në kushte “urie ekstreme”, në kufijtë e ekzistencës.

Na ndihmoni ta shpëtojmë!

 

Etiketa: Gent Strazimiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shoqëria po lodhet nga liria”/ Strazimiri: Edhe çmimi për blerjen e votës ka rënë

22:15 : 01/08/2025
AKTUALITET

Opozita në protestë/ Strazimiri: Po bllokojmë rrugët që përzënë shqiptarët nga Shqipëria

18:23 : 29/10/2024
AKTUALITET

Strazimiri: Arrestimi i Metës akt rrugaçërie, e gjitha një skenar i Edi Ramës

21:34 : 21/10/2024
AKTUALITET

Vagabondi vrasës i shtetit të shqiptarizmës dhe “shteti i bektashizmës”!

13:06 : 23/09/2024
AKTUALITET

‘Akuza’ ndaj Sali Berishës, çon në burg SPAK!

08:12 : 15/09/2024
AKTUALITET

Rruga për në ‘Shqipëria 2030’ kaloka nga… ‘Vlorë 1997’!

13:57 : 08/09/2024
Para

Ofertë e lartë dhe kërkesë e pakët, Euro prek minimum të ri historik

TË GJITHA

Ish-presidenti francez nis dënimin në La Santé, të burgosurit e presin me brohorima

17:05 : 21/10/2025

Hamasi jep lajmin: Do të lirojmë trupat e dy pengjeve të tjera

16:55 : 21/10/2025

Djali i Cristiano Ronaldos, përfshihet në listën e Portugalisë U-16

16:49 : 21/10/2025

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

16:45 : 21/10/2025

Përgjysmohet prodhimi, fermerët e ullirit: Jemi të braktisur nga shteti

16:41 : 21/10/2025

Shëngjin/ Kapen në flagrancë me drogë dhe armë të ftohtë, arrestohen tre të rinj (Emrat)

16:23 : 21/10/2025

“Fqinjët janë xhelozë për ne”, Rama nga Londra: BE është hipokrite

16:20 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com