• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Nënfinancim dhe abuzim me fondet’/ Alimehmeti: Qeveria refuzon mocionin me debat për krizën në shëndetësi

17:21 : 21/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Mjeku dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar qeverinë për mosveprim ndaj mungesës së medikamenteve në vend, veçanërisht atyre onkologjike, duke e cilësuar situatën si alarmante.

Në një intervistë për SYRI TV, ai deklaroi se qytetarët e kanë shumë të qartë mungesën e barnave jetike, ndërsa ekzekutivi jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po refuzon t’i përgjigjet kërkesave zyrtare të opozitës për debat parlamentar mbi këtë krizë.

“Qeveria refuzon t’i përgjigjet jo vetëm kërkesës sonë zyrtare, por edhe njerëzve që protestojnë në shesh. Nga krahu tjetër, ajo vazhdon të mos prokurojë medikamentet që nevojiten”, u shpreh Alimehmeti.

Deputeti demokrat theksoi se në sistemin shëndetësor nuk ka më vend për diskutime politike, por për veprime konkrete, pasi mijëra pacientë janë pa trajtime dhe protokolle të qarta. “Shëndetësia nuk është falas, mjekimet dhe pajisjet kushtojnë, por qeveria nuk i blen. Në 2025, buxheti i shëndetësisë nuk është rritur krahasuar me një, dy apo tre vite më parë. Përgjigjja është e qartë: jo,” theksoi ai.

Sipas Alimehmetit, problemi qëndron në nënfinancimin kronik të sektorit dhe abuzimet me fondet publike përmes koncesioneve dhe ndërtimeve luksoze, madje edhe brenda ambienteve spitalore. “Brenda territorit të spitalit ‘Nënë Tereza’ po ndërtohet një hotel. Kjo tregon qartë prioritetet e qeverisë,” deklaroi ai me tone kritike.

Lexo edhe:

“1 miliardë € për shëndetësinë”/ Shifrat nxjerrin zbuluar propagandën e Ramës

Buxheti 2026/ Teliti: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë!

Deputeti kujtoi gjithashtu se në dhjetor të vitit 2024 Partia Demokratike propozoi një amendament për ta çuar shpenzimin publik në shëndetësi në 5% të PBB-së, siç rekomandojnë OBSH dhe Bashkimi Evropian. “Edi Rama e ka premtuar këtë që në 2013, por pas 12 buxheteve radhazi, shpenzimet për shëndetësinë mbeten në nivelin 2.78%.”- përfundoi Alimehmeti.

Alimehmeti:

Njerëzit e kanë shumë të qartë mungesën e medikamenteve, sidomos atyre onkologjike.
Ka edhe një kërkesë për zhvillim të një mocioni me debat nga ana e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që deri sot nuk ka ndodhur. PS, qeveria, refuzon t’i përgjigjet kësaj kërkese zyrtare, refuzon t’u përgjigjet dhe njerëzve që janë aty në shesh dhe, nga krahu tjetër, vazhdon të mos prokurojë medikamentet që nevojiten.

Nuk ka pikën e rëndësisë emri i veçantë, emri i përveçëm i ministres; ka rëndësi qasja dhe vizioni që ka për fushën e shërbimit mjekësor, se këtu nuk është se ka shumë politika për të diskutuar. Këtu ka nevojë, ka disa sëmundje që duhen trajtuar. Unë s’besoj se ka politikë që mund të bëhet këtu.
Kemi kaq të sëmurë, ka nevojë për këto lloj protokollesh trajtimi, duhen këto mjekime, këto mjekime duhen blerë.
Por mjekimet kushtojnë, ne e dimë që kushtojnë, pajisjet kushtojnë, duhen blerë; shëndetësia nuk është falas dhe këtë e dimë shumë mirë.
Sot që flasim, ne në 2025, a është shtuar buxheti i shëndetësisë në krahasim me çfarë ishte 1 vit më parë, 2 vjet më parë, 3 vjet më parë? Përgjigjja është jo.

Pra, çfarëdolloj ministri të marrësh, nëse fondi mbetet i njëjtë, këtu s’ka vend për të diskutuar: a mund të blejë gjëra të tjera?
Sepse në radhë të parë ke një nënfinancim, në radhë të dytë, tek ky financim që është i ulët, ke abuzimin, pra ke koncesionet, ke ndërtimet. Kujtoj unë që brenda territorit të spitalit “Nënë Tereza”, aktualisht që po flasim, po ndërtohet një hotel.

Kujtoj që në dhjetor të 2024 pati një amendament nga Partia Demokratike për ta çuar shpenzimin publik në shëndetësi në 5% të PBB-së. Pse 5%? Sepse është dyshemeja që thotë OBSH dhe thotë Bashkimi Evropian. Kujtoj se Edi Rama e ka premtuar 5% që në 2013; jemi në fund të 2025, ka shkruar 12 buxhete dhe 2.78% është sot.

Etiketa: Alimehmetishendetesia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“1 miliardë € për shëndetësinë”/ Shifrat nxjerrin zbuluar propagandën e Ramës

21:35 : 10/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Teliti: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë!

11:01 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Veliaj duhej të ishte në burg për akuza më të rënda si inceneratori dhe ”5D”

21:53 : 31/10/2025
AKTUALITET

Shkarkohet nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

19:19 : 25/09/2025
AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
Para

Kontrata e Aeroportit të Vlorës, Ola Xama: Konflikti për Koncesionin “prishje pazaresh”

TË GJITHA

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com