Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e avokatit Ulian Barjami, i cili u arrestua pak ditë më parë gjatë ushtrimit të detyrës së mbrojtjes së klientit të tij, Maksim Suçi, pjesë e një grupi personash të arrestuar për armëmbajtje.
Ai u ndalua pas një debati në sallën e gjyqit me prokurorin Gjergji Ceka, ku Barjami kundërshtoi provat e paraqitura ndaj klientit dhe deklaroi se do të kallëzonte prokurorin për falsifikim provash.
Prokurori interpretoi këtë deklaratë si kanosje dhe kundërshtim ndaj tij, duke kërkuar ndalimin e avokatit.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë e ka cilësuar arrestimin si të paprecedentë dhe arbitrar, duke theksuar se fjalën e lirë të avokatit gjatë mbrojtjes gjyqësore nuk duhet të trajtohet si shkelje ligjore.
LEXO EDHE:
Skandali i arrestimit të avokatit/ Prokuroria e Elbasanit manipulon provat, ja audio e plotë