• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare

19:34 : 19/10/2025
në BOTA, KRONIKE

Atentati me 1 kg tritol që hodhi në erë makinat e gazetarit të RAI3 Sigfrido Ranucci dhe vajzës së tij përpara banesës së tyre në Romë ka tronditur opinionin publik në vendin fqinj. Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje atentatet mafioze të viteve ‘90 në Itali. Zbardhja e ngjarjes është marrë në dorë nga antimafia.

Ranucci jeton nën mbrojtjen e policisë që prej vitit 2020 pas një atentati të dështuar ndaj tij. Në atë rast autori, një i ri shqiptar bëri aksident me motor para banesës së tij. Gazetari doli dhe i shpëtoi jetën, por më vonë shqiptari i identifikuar vetëm me emrin Ardian rrëfeu se ishte paguar për të vrarë gazetarin.

Mediat italiane shkruajnë se hetuesit besojnë se pas sulmit ndaj Ranucci qëndrojnë disa persona. Ata e ndoqën atë, ndoshta për ditë të tëra. Më pas, ata mund të jenë fshehur midis pemëve përpara shtëpisë së tij në lagjen Pomezia të Romës, duke pritur që eskorta e policisë të largohej përpara se të ndiznin manualisht fitilin e tritolit që shpërtheu midis dy vazove të luleve jashtë shtëpisë.

Hetimet i ka në dorë antimafia

“Il Giornale” shkruan se hetuesit janë në kërkim të një personi me kapuç, të identifikuar nga një dëshmitar, i cili u largua pak para shpërthimit. Dëshmitari ka identifikuar edhe një makinë me të cilën ai hipi. Në filtër po kalojnë pamjet e kamerave të sigurisë, edhe pse më e afërta është më shumë se 50 metra larg shtëpisë.

Lexo edhe:

Shpërthimi me tritol te ‘Autosalon Skënderi’ në Kuçovë, pronari: Nuk kam konflikte

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

Dyshohet se autorët e krimit e dinin vendndodhjen e prezantuesit të emisionit “Report”, i cili ishte kthyer të enjten në Itali pas disa ditësh larg. Bomba ishte e ndërtuar në mënyrë artizanale, por mjaft e fuqishme, pa kohëmatës apo telekomandë. Shpërthimi i 1 kg eksploziv shkatërroi dy makinat e Ranucci në orën 22:17, vetëm 20 minuta pasi vajza e tij u kthye në shtëpi. “Mund ta kishin vrarë atë”, – tha gazetari i përlotur.

Një akt potencialisht vdekjeprurës frikësimi, i planifikuar ndoshta prej kohësh. Drejtoria Antimafia e Romës që po heton rastin ka në shqyrtim 4-5 pista. Në krye të hetimeve janë temat “e nxehta” që ai ka ndjekur me emisionin e tij mbi krimin e organizuar, skajet ekstreme të ultrasve të futbollit dhe klanet mafioze.

“Në episodet e ardhshme, do të kthehemi te tema e masakrave mafioze dhe infiltrimit të këtyre klaneve në marrjen e tenderave publikë”, – tha ai pasi doli nga zyra e prokurorisë të premten. “Bomba mund të jetë një paralajmërim për disa investigime gazetareske që po kryejmë” – tha gazetari.

“Il Fatto Quotidiano” shkruan se edhe mundësia e një sulmi të porositur nuk është përjashtuar. Njësia Hetimore ka sekuestruar dy makinat e dëmtuara dhe po punon për gjetjen e gjurmëve nga pjesët e bombës, të cilat mund të përmbajnë shenja të autorëve.

Sipas të njëjtave burime pajisja është e ngjashme ato të përdorura në disa incidente të fundit të kryera nga komuniteti kriminal në Romë. Për këtë arsye, hetuesit po përqendrohen në lidhjen midis qarqeve të ekstremit të djathtë, grupeve ekstremiste ultrase dhe kriminelëve vendas. Ndërtimet në bregdet kanë qenë gjithashtu objekt hetimesh nga emisioni “Report” i RAI3.

Hetuesit po analizojnë edhe kërcënimet që gazetari ka marrë në të kaluarën, duke përfshirë plumbat që gjeti një vit më parë para shtëpisë. Në analizë po kalojnë edhe letrat kërcënuese që i kanë dërguar. Sipas Il Fatto Quotidiano, i penduari i “Ndrangheta”, Luigi Bonaventura rrëfeu se kishte dëgjuar në burg se “Ranucci është një njeri i shënjuar”.

Nën hetim edhe mafia shqiptare

“Il Fatto Quotidiano” shkruan se nën hetim janë edhe qarqet kriminale shqiptare. Në vitin 2024, programi “Report” denoncoi marrëveshjet për trajtimin e emigrantëve në Shqipëri, të cilat shpesh lidhen me ultrasit.

Ndërsa “Corriere della Sera” shkruan se hetuesit i janë rikthyer edhe ekzekutimit të shqiptarit Selavdi Shehaj me nofkën “Passerotto”, i vrarë në plazhin e Torvajanicës më 20 shtator 2020. Ai kishte një nga bazat e tij operative jo shumë larg shtëpisë së Sigfrido Ranucci. Dy anëtarë të mafias së Romës u dënuan me burgim të përjetshëm për këtë vrasje. Njëri prej tyre është i njohur edhe për lidhjet me Camorra.

Motiv i vrasjes ishte kontrolli i trafikut të drogës dhe larja e hesapeve mbi konfliktet e vjetra në një territor të kontestuar prej kohësh nga shumë interesa dhe të ndarë midis klaneve vendase, degëve të organizatave të mëdha kriminale, familjeve historike dhe grupeve kriminale shqiptare.

Investigimi i RAI3/ Çfarë e tërboi Edi Ramën

Megjithëse ky episod duket i largët sot, vrasja e shqiptarit, të cilën antimafia e Romës e lidh ngushtë me atë të bosit të drogës Fabrizio Piscitelli, një vit më parë, zbulon shumë rreth interesave kriminale që e shqetësojnë atë pjesë të bregdetit. Prokurorët e kanë cilësuar ngjarjen më shumë si një frikësim sesa një atentat të dështuar.

Corriere shkruan se është shumë herët për të thënë nëse sulmi ndaj Ranucci është i lidhur me të gjitha këto, por ai vetë tha se ishin “4 ose 5 pista brenda të njëjtit kontekst”. Dhe është brenda këtij konteksti kriminal që botët e ndryshme kriminale të pasqyruara edhe në emisionin “Report” i RAI3 që ndërthuren. E vetmja siguri deri më tani është se kjo nuk ishte vazhdim i kërcënimeve të vjetra, por një përpjekje e re për frikësim.

Etiketa: mafia shqiptareSigfrido Ranuccitritol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthimi me tritol te ‘Autosalon Skënderi’ në Kuçovë, pronari: Nuk kam konflikte

11:57 : 04/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

10:23 : 29/10/2025
Pamje nga vendngjarja
AKTUALITET

Atentat punonjësit të Tatimeve në Shkodër, policia: Tritoli shpërtheu sa ndezi mjetin

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tritol mjetit në Shkodër, plagoset punonjësi i tatimeve (Emri)

11:57 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet letra për atentatin ndaj Ranuccit, përmendet mafia shqiptare

16:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

I bënë atentat në Romë, gazetari Rai-t: Nuk ka elementë që lidhen me mafian shqiptare

22:08 : 22/10/2025
Para

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

TË GJITHA

Edhe Kosova në zgjedhje/ Qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

07:56 : 09/11/2025

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

07:51 : 09/11/2025

Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

07:45 : 09/11/2025

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com